Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka shpërndarë ditën e sotme një video ku janë sjellë edhe një herë në vëmendje premtimet e parealizuara dhe absurde të Lulzim Bashës.
Balla ka ironizuar kryedemokratin duke shkruar se Lulzim Basha pëlqen të bëjë premtime sepse e di që nuk do i realizojë kurrë ato gjithashtu se është çmenduri të përsëritësh të njëjtin veprim e të presësh rezultate të ndryshme.
“Lulzim Basha pëlqen të bëjë premtime sepse e di që nuk do i realizojë kurrë. Në katër vite drejtoi Bashkinë e Tiranës dhe nuk bëri asnjë punë!
Ne duhet të ecim përpara! S’ka kthim pas, ta lemë Lulin të flejë gjumë. #PunëJoGjumë #SkaKohëPërPushim”, shkruan Balla.