osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Personazhi qesharak që mediat në Tiranë e prezantuan si njeriu që “bekoi” Lulzim Bashën si kryeministër

Personazhi qesharak që mediat në Tiranë e prezantuan si njeriu që “bekoi” Lulzim Bashën si kryeministër

Lulzim Basha ka zhvilluar sot një vizitë në Slloveni, ku është pritur nga kryeministri Janez Jansa.

Vizitë që ka eksituar mediat e familjes Berisha.

“Basha pritet në Slloveni si ‘kryeministër’, Rama pritet në Itali nga këshilltari rajonal”, shkruan Zeni.net, që vazhdon:

“Te mediat këtu në Shqipëri, kaloi si një lajm normal dhe jo shumë i rëndësishëm.

Bëhet fjalë për vizitën ‘e papritur’ të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë të mërkurë në Slloveni.

Basha ishte ftuar personalisht nga kryeministrin i Sllovenisë, Janez Jansa dhe sipas njoftimeve zyrtare, tema e takimin ekskluziv ishte pikërisht ‘ndreqja’ dhe përshpejtimi i rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Vetë kreu i PD-së nëpërmjet një video-mesazhi në FB, zbuloi se ka marrë mbështetjen e kryeministrit slloven që Shqipëria të hap bisedimet me BE-së brenda këtij viti.

Ajo që bie në sy është se brenda këtij viti, në 25 prill, në Shqipëri do të kemi zgjedhje parlamentare nga të cilat pritet një rotacion historik, kurse po gjatë këtij viti, në muajin Qershor, Sllovenia do të marrë kryesimin e Bashkimit Europian.

Duket si një akordim në para-kohë për të ardhmen europiane të Shqipërisë, aq shumë të ngecur dhe sabotuar gjatë këtyre 8 viteve të qeverisjes së Rilindjes.

Në fakt në Slloveni duhej të ishte kryeministri në detyrë, Edi Rama, por atij prej kohësh i janë mbyllur dyert jo vetëm aty, por edhe në çdo kancelari të rëndësishme të Europës”.

Por, kush është Janez Jansa?

Kryeministri slloven është një personazh qesharak, i vetmi në botë që nuk uroi Joe Biden kur u zgjodh president.

Kryeministri slloven Janez Jansa, sapo mbaruan zgjedhjet në SHBA, nxitoi të uronte Donald Trump, edhe pse ishte e qartë që ai kishte humbur.

Ai shkaktoi polemika dhe kritika të shumta në vendin e tij, me qendrimin e papërshtatshëm që mbajti, duke rrezikur prishjen e marrëdhënieve me SHBA.

“Është mjaft e qartë që populli amerikan ka zgjedhur Donald Trump dhe (zëvendëspresidentin) Mike Pence për katër vjet të tjera. Vonesa dhe mohimi i mëtejshëm do të shërbente vetëm për të theksuar triumfin e fundit të presidentit.

Urime Partisë Republikane për rezultatin e fortë në të gjithë SHBA-në”, shkruante Jansa, një bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit hungarez, Viktor Orban, por edhe kritik shumë i madh i Bashkimit Europian.

Tani se si do ta ndihmojë Shqipërinë për në BE një personazh që në fakt, është kundër politikave të BE-së dhe aleat ka vetëm Orbanin e “tmerrshëm”, vetëm Lulzim Basha dhe mediat e Berishës mund ta shpjegojnë./TemA