Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak çaste më parë një video ku tregon sesi e gjetën sistemin shëndetësore kur erdhën në pushtet.
Teksa bën një paralelizëm me atë që e gjetën dhe si është sot, Rama shkruan se kanë ende shumë punë përpara dhe ‘thumbon’ gjithë kritikët.
“Kjo nuk ishte para 70 vjetësh po kështu ishte deri para 7 vjetësh dhe këta janë po ata, ndërkohë spitalet nuk janë më po ato…
Kemi shumë punë përpara, ka ende plot për të pastruar, ndrequr dhe transformuar, por kush e harron nga u nis as nuk e kupton ku është, as nuk e di për ku shkon!”, shkruan Rama.
Ndërsa në fund të video shfaqet ish-ministri Petrit Vasili dhe kryedemokrati Lulzim Basha. Duke treguar pamjet e mjerueshme Rama pyet gjithë shqiptarë: A do ia linit jetën në dorë këtyre të dyve?