Një bukuroshe meksikane është burgosur si anëtare e dyshuar e një bande pengmarrjesh. 25 vjecarja Laura Mojica Romero, përballet me deri në 50 vjet burg nëse shpallet fajtore për krimet për të cilat akuzohet.
Ajo ka fituar konkursin rajonal meksikan të bukurisë Miss Oaxaca në 2018 dhe në 2020 fitoi konkursin ndërkombëtar “Mbretëresha e Kafesë” në Kolumbi.
Ajo u njoh filimisht në konkursin e bukurisë Miss Earth Oaxaca në 2015, por tashmë fotot e saj po bejne xhiron e botes në media për një arsye krejt të ndryshme.
Romero u shfaq në mediat vendase bashke me imazhet e shtatë pengmarrësve të dyshuar, që u ndaluan bashkë me të.