Nga Bledi Mane
890 metra katrorë sipërfaqe banimi, 18 dhoma ndenjje e gjumi, palestër, sauna, 4 banja dhe pishinë individuale ka vila e ish gjykatësit Gjin Gjoni, në kompleksin rezidencial “Rolling Hills”, në pjesën lindore të kryeqytetit.
Kjo vilë megaluksoze ka 20 muaj që është marrë me qera nga Ambasada e Kartarit në Tiranë, si rezidencë për ambasadorin Ali Bin Hamad Al Marri, me një çmim të frikshëm prej 18 milionë lekësh çdo muaj, pa llogaritur faturat e energjisë elektrike, mirëmbajtjes, ujit.
Tingëllon absurde, sesi një vend mik i Shqipërisë, paguan me paratë e taksapaguesve të vet, një ish gjykatës kriminel e të korruptuar, i njohur e i dëbuar nga sistemi i drejtësisë për skandalet e tij.
E habitshme tingëllon edhe religjionisht sesi një diplomat karriere nga Doha e Katarit, i besimit fetar sunit musliman, fut kokën dhe strehoet në shtëpinë e një krimineli nga Fishta e Lezhës, katolik por pa din e pa iman.
Si gazetar i përgjegjshëm për zbulimin e kësaj afere korruptive, dje dhe sot kontaktova Amabasadën e Katarit në Tiranë, telefonova disa herë në numrin e tyre 042274488 për konfirmim të rastit në fjalë, më premtuan se do më kontaktonin, por deri tani vetëm kanë heshtur.
Nuk imagjinohet dot sesi në Tiranën me dhjetra e qindra vila e rezidenca luksoze, një ambasador i huaj strehohet pikërisht dhe i paguan çdo muaj shuma të majme lekësh ish gjykatësit Gjin Gjoni, i cili para pak vitesh liroi nga burgu trafikantin e njohur musliman të heroinës Abdulselman Turgut.
Mos ndoshta kjo është një rastësi apo marrëveshje e heshtur mes palëve të ndërmjetme?
Ju kujtoj se nesër kemi një tjetër batërdi, një tjetër qiramarrje të frikshme nga… kush tjetër përveçse Gjin Gjonit?