Mesditën e sotme është shoqëruar nga ambientet e paraburgimit për në Prokurorinë e Posçme gjyqtarja e arrestuar e Krujës Enkelejda Hoxha. Ajo do të merret në pyetje nga prokurori Altin Dumani në lidhje me akuzat e ngritura nga ana e SPAK.
Iu gjetën 250 mijë euro dhe 16 mln lekë, ndaj Edvin Priftit një tjetër çështje zbarkon në SPAK! Denoncimi i qytetarit në gusht: I dhashë para për operacion, ja çfarë ndodhi pasi i afërmi im vdiq!
Por, edhe përsa i përket pretendimeve të familjarëve të saj se ajo është ndikuar nga persona të tretë për dhënien e vendimeve që ajo ka marrë për lirimin e personazheve te njohur të botës se krimit .
Babai i gjyqtares Hoxha tha të shtunën se vajza e tij nuk ka çuar para në banesë, dhe fle në një krevat me dërrasa së bashku me djalin e saj autik, i cili kërkon kujdes të vazhdueshëm.
Ai tha se ata janë në gjendje të vështirë ekonomike, dhe aludoi se e bija mund të jetë detyruar nga persona përmes kërcënimit në marrjen e vendimeve të caktuara.
Pas arrestimit të gjyqtares Enkelejda Hoxha, avokatit Aldo Tabaku, dhe kryesekretares së kësaj gjykate Manuela Mallkuçi, Prokuroria e Posaçme i ka shtrirë hetimet edhe në tjetër pistë.
Hetuesit e SPAK janë duke verifikuar edhe transferimet që janë bërë vitet e fundit të të dënuarve në burgun e Fushë-Krujës.