Moderatori Ardit Gjebrea është infektuar me COVID-19 dhe për këtë arsye i është dashur që ta prezantojë nga shtëpia e tij emisionin ‘E Diela Shqiptare’. Gjatë emisionit, ai ka bërë një lidhje direkte me mjekun që ai po kurohet Ardian Jorgji.
Sipas mjekut pneumolog vaksina e Covidit nuk shëron dhe nuk shpëton jetë, përkundrazi, ajo shfaq komplikacione tek njerëzit dhe kjo për shkak se proceduarat e saj janë të përshpejtuara.
Ardit Gjebrea: Flasim pak për vaksinën, di që ju personalisht nuk jeni shumë entuziastë, pse?
Ardian Jorgji: Nuk ka vaksinë që të shëron, shpëton një herë e mirë dhe vaksinat kanë edhe komplikacione.
Ardit Gjebrea: Po pse vaksinat që ne kemi bërë në të kaluarën nuk na kanë ndihmuar, nuk na kanë shpëtuar nga poliomieliti, nga menengiti nga të gjithë këto sëmundje
Ardian Jorgji: Po por nuk po flasim për të tilla sëmundje, po flasim për viruse me dëme të mëdha në organizëm dhe nuk do bëja paralelizëm me të tilla sëmundje sepse nuk është i drejtë interpretimi, por do bëja paralelizëm me gripin e thjeshtë. Sa mirë e njohim ne gripin?
Pretendojmë se e njohim shumë mirë, bashkëjetojmë me gripin shumë vite. Gripi ka vaksinë të përvitshme, megjithatë sa raste shikojmë në vit nga gripi, njerëz që mundohen nga gripi për vit dhe gripi vjen gjithmonë me mutacione, prandaj deri tani quheshe “virus i zgjuar”, prandaj dhe vaksina që bëhet për gripin është me shtamën e një viti më përpara.
Koronavirusi nuk është grip i thjeshtë bën dëme shumë të mëdha dhe le pasoja shumë të mëdha. Ka plot akoma të panjohura dhe proceduat e bëra për vaksinimin janë procedura të përshpejtuara. Që të arrihet përfitimi nga vaksinat për Covid për mua do kalojnë të paktën 2-3 vite prandaj nuk duhet ulur vigjilenca dhe të tërë të presin siç po reklamohet do na shpëtojnë vaksinat.
Është gabim i madh për mendimin tim dhe do ta gjejnë përpara. Plus dhe një të fundit që deri tani ka plot zëra në botë që po përkujdesen për të vlerësuar vaksinat, flasin për vaksina që të mbrojnë 65%, flasin për vaksina që thonë se mbrojnë 92-93%.
Studimet që janë bërë për mua janë të përshpejtuara edhe për faktin sepse nuk duhet harruar jo vetëm njerëz por edhe institucione serioze kanë filluar të bëjnë fjalë për vdekje nga vaksinat apo për komplikacione të rënda për vaksinat. Ne shpesh herë themi do kemi 95% sukses. Unë nuk jam doktori që më pëlqen të them këtë, unë jam doktori që them 5% mund të mos na shkojë mirë. Ky 5% mund të ketë emër, mund të jetë emri im, emri i një tjetri kështu që vigjilenca duhet të jetë tek ky 5%.