Këngëtarja Nicki Minaj ka marrë një lajm të hidhur. Babai i saj është vrarë nga një shofer i papërgjegjshëm në New York.
Në një deklaratë policia thotë se Robert Maraj ishte duke ecur përgjatë një rruge në Long Island të Premten mbrëma kur u godit nga makina.
Pasi aksidenti shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, 64-vjeçari u dërgua në spital ku u shpall i vdekur të nesërmen.
Zyrtarët nga Departamenti i Policisë së Qarkut Nassau thonë se “hetimi po vazhdon”.
Reperja e njohur nuk ka thënë asgjë publikisht akoma. Një zëdhënës i policisë konfirmoi për AFP se 64-vjeçari ishte babai i saj.
Reperja emri i vërtetë i së cilës është Onika Tanya Maraj-Petty, lindi në Trinidad dhe Tobago dhe u rrit në lagjen Queens të New York City.
Ajo është nominuar për 10 Grammy, fitoi pesë MTV Video Music Aëards dhe theu rekordin për më shumë hyrje në Billboard Hot 100 nga një artiste solo femër.
38-vjeçarja kohët e fundit i pagoi 450,000 dollarë këngëtares Tracy Chapman për të zgjidhur një mosmarrëveshje për të drejtat e autorit pasi mori një nga këngët e saj.