Në afatin e fundit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar për zgjedhjet e 25 prillit Partinë Socialiste, Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Po ashtu KQZ ka regjistruar në zgjedhje edhe Partinë Social Demokrate të Tom Doshit.
Partitë e regjistruara nga KQZ:
1- Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar
2- Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane
3- Partia Kombëtare Konservatore Albania
4- Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare
5- Partia Bashkimi Liberal Demokrat
6- Partia Socialiste e Shqipërisë
7- Partia Lëvizja Socialiste për Integrim
8- Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
9- Partia Demokratike
10- Partia Republikane Shqiptare
11- Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë
12- Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen
13- Partia Nisma Thurje
14- Partia Social Demokrate
15- Partia Aleanca Kombëtare
16- Partia Demokracia Sociale
17- U miratua kërkesa për regjistrimin e komitetit nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Iljaz Shehu si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Lezhë, në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021.