osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Investigimi/ Duart e familjes Berisha mbi “Kompleksin Partizani”!

Investigimi/ Duart e familjes Berisha mbi “Kompleksin Partizani”!

Parrulla që Partia Demokratike përdori gjatë fushatës zgjedhore 2005 ishte “Koha për ndryshim”. Por, sapo ata fituan zgjedhjet dhe u kthyen në pushtet, tetë vjet pas skandalit të përgjakshëm të piramidave financiare, qeveria e Sali Berishës nuk vuri ndër përparësitë e saj ndryshimet për vendin, që kishte premtuar, por privatizimin e Kompleksit Sportiv “Partizani” i destinuar për familjen e tij.

Vetëm dy muaj pas marrjes së detyrës, Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu filloi procedurat e privatizimit të qendrës më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, me përmasa 26.000 metra katrorë, qe në fund u pagua vetëm 14.000 euro. Në atë tokë sot janë ndërtuar dhe po ndërtohen ende dhjetra kulla të kompleksit Magnet 1 dhe Magnet 2 që vlejnë 4.000 herë më shumë, nga të cilat Jamarber Malltezi, dhëndri i ”doktorit”, është bashkëpronar me mbi 40% të aksioneve.

Një çështje e errët që prodhoi fitime prej dhjetëra miliona eurosh. Falë ligjit të transparencës, për herë të parë, e gjithë dosja për privatizimin e ”Kompleksit sportiv Partizani ” ka dalë nga arkivat e ministrive me kërkesë të gazetarëve investigativë të Report TV, të cilët e studiuan atë për muaj me radhë.

Falë punës kërkimore nëpër arkiva të ndryshme gazetare kane gjetur edhe dokumentat e pabotuara përpara që hedhin dyshimet edhe mbi origjinën e vërtetë të pronës.

Ajo që del është një histori me një mijë pika të errëta, në të cilat shfaqen jo vetëm dyshime për korrupsion dhe abuzim, por që mbi të gjitha, tregojnë sjelljen e një sistemi të tërë shtetëror që, me përjashtime të rralla, pranoi të gjunjëzohej para Sali Berishës duke shkelur çdo normë etike dhe çdo procedurë vetëm që t’i shërbente shefit të tyre.

Për herë të parë, do të shfaqen dokumente të pabotuara më parë që mendojmë se janë të dobishme edhe për SPAK për të hedhur dritë mbi këtë çështje, por që sigurisht, përtej përgjegjësive penale, janë prova të pakontestueshme të një skandali politik të paparë. Një mënyrë për të konceptuar pushtetin në sherbim të familjes dhe në konflikt të hapur interesi që klani i Berishës është gati ta ripërsërisë.

Sot në orën 19.30 në Report TV do të transmetohet pjesa e parë e investigimit ekskluziv. /Shqiptarja.com