Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu teksa ka publikuar një foto ku shfaqet në krah të liderit historik, ish-Presidentit Ibrahim Rrugova ka dalë me një reagim të fortë në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë.
Spahiu shkruan së fatkeqësisht pas vdekjes së Ibrahim Rrugovës, partia e tij nga 80% u katandis dje 13%. Nisur nga ky rezultat, Spahiu bën një paralelizëm me Partinë Demokratike në Shqipëri.
Nëse largohet Sali Berisha nga politika, Spahiu paralajmëron se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Partinë Demokratike. Mirëpo për sa kohë që Berisha vazhdon të jetë pjesë e politikës, sipas Spahiut në Shqipëri do të vazhdojë avazi.
“Fatkeqsisht pas vdekjes se Ibrahim Rugovës, partia e tij nga 80% u katandis dje 13%. Imagjinoni çdo ndodh me Partinë Demokratike pasi të mos jetoj Sali Berisha.
Gjithsesi dje në Kosovë humbësit e njohën rezultatin dhe uruan fituesit. Në Shqipëri do vazhdoj avazi …..”, shkruan Spahiu.