osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

I pengonte Gjykata Kushtetuese…po tani që u krijua?! Mazhoranca çon në kalendat greke ligjin për izolimin dhe shkarkimin e Ilir Metës: Bllokon edhe hetimin e presidentit për aferat me dhënien e shtetësive

I pengonte Gjykata Kushtetuese…po tani që u krijua?! Mazhoranca çon në kalendat greke ligjin për izolimin dhe shkarkimin e Ilir Metës: Bllokon edhe hetimin e presidentit për aferat me dhënien e shtetësive

Mazhoranca çon në kalendat greke ligjin për izolimin e presidentit Ilir Meta. Edhe pse u trumbetua me të madhe dhe thuajse të gjithë eksponentët më të lartë të Partisë Socialiste, duke filluar nga kryeministri Edi Rama u shprehën njëzëri se ligji organik për Presidentin e Republikës do të votohet brenda kësaj legjislature të Kuvendit, diçka e tillë nuk po ndodh.

Aktualisht drafti në fjalë është përmbyllur dhe janë plot 45 nene, përmes të cilëve mazhoranca do të mbajë nën kontroll presidentin Meta. Por qysh prej fillimit të muajit nëntor të vitit që lamë pas kur u zbardhën detaje nga ky projektligj, PS nuk ka hedhur asnjë hap për të diskutuar draftin në komisione e më pas ta dërgojë atë në Parlament për ta votuar.

Kjo do të thotë se mazhoranca nuk e ka vënë ujin në zjarr dhe se është tërhequr nga izolimi i Metës. Parlamenti aktual edhe pak muaj pak ditë “jetë” ka për shkak se në 25 prill qytetarët shqiptarë do t’iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë dhe deputetët e rinj të legjislaturës 2021-2025.

Mirëpo fakti që si në kalendarin e punimeve të Kuvendit, nuk është futur për t’u diktuar ligji organik, tregon se gjasat janë që ky ligj të mos miratohet, të paktën nga këta deputetë. Thënë ndryshe, Partia Socialiste është tërhequr përballë presionit të kreut të shtetit, duke e çuar kështu në kalendat greke ligjin për izolimin e tij. Kujtojmë që parimi i të gjithë ligjit organik për institucionin e presidentit të hartuar nga mazhoranca është se atë që kreu i shtetit nuk e bën, e bën Kuvendi.

Kështu mes shumë çështjesh, kreut të shtetit i vendoset detyrimi të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë partitë dhe kryesisht me mazhorancën. Kjo e fundit është ajo që vendos datën e zgjedhjeve, sipas asaj që parashikon neni 17, nëse nuk gjendet konsensusi pas konsultimeve me partitë.

Nëse data nuk caktohet brenda afateve apo procedurave nga kreu i shtetit, atëherë atë e vendos Kuvendi. Ndërkohë referuar ligjit, afatet vendosen dhe për emërimin e ministrave, problematikë e hasur me Sandër Lleshajn dhe Gent Cakajn. Brenda 7 ditëve duhet të dalë dekreti, në të kundërt hyn sërish në lojë Kuvendi.

PS bllokon hetimin e Metës

Por çuarja në kalendat greke e ligjit për izolimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, nuk është e vetmja tërheqje e mazhorancës socialiste. Mësohet se kjo e fundit ka vendosur të “amnistojë” presidentin Ilir Meta edhe sa i takon hetimit të nisur prej saj për dhënien e shtetësive shqiptare pa kriter nga kreu i shtetit në këto vite që drejton Presidencën.

Në tetor të vitit që lamë pas dolën në dritë skandalet e presidentit Meta, i cili nuk ka ndjekur procedurën dhe ka anashkaluar verifikimet, duke iu dhënë nënshtetësinë shqiptare një sërë personave të panjohur. Sipas mediave, këta individë janë pajisur me pasaportë nga kreu i shtetit, edhe pse nuk janë pjesë e listës së personave që hyjnë tek “interesi kombëtar” apo “meritat e veçanta”, siç parashtron ligji për dhënien e shtetësisë.

Për këtë arsye Komisioni i Sigurisë fillimisht zhvilloi një seancë dëgjimore me gazetarin që denoncoi skandalin me shtetësitë, ndërsa më pas iu drejtua me shkresa plot 14 institucioneve për të marrë informacion sa më të plotë se si qëndron e vërteta.

Por edhe pse institucionet e sipërpërmendura e kanë dorëzuar tashmë gjithë informacionin e kërkuar nga Komisioni i Sigurisë, ky i fundit nuk është mbledhur për këtë çështje, duke e larguar kështu nga vëmendja. Kjo do të thotë se në kushtet kur të gjithë janë mbërthyer nga ethet e parakohshme të fushatës elektorale, gjasat janë që Partia Socialiste të zvarrisë edhe hetimin e presidentit Ilir Meta për dhënien e shtetësive. Megjithatë, mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht. /Rigels Seliman