osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

VIDEO/ Çmenduri në autostradën Tiranë-Elbasan! Policia kap shoferin që lëvizte me makinë në sens të kundërt

VIDEO/ Çmenduri në autostradën Tiranë-Elbasan! Policia kap shoferin që lëvizte me makinë në sens të kundërt

Një person që udhëtonte në sens të kundërt në rrugën Tiranë-Elbasan është ndaluar nga policia ditën e sotme.
Efektivët kanë bërë të mundur parandalimin e ndonjë aksidenti të rëndë që mund të sillte lëvizja e këtij shoferi “të çmendur” në sens të kundërt.

Ndërkohë janë gjobitur të gjithë drejtuesit e mjeteve që nuk kanë vendosur zinxhirë në goma apo nuk që nuk kishin vendosur goma dimërore, ndërsa gjoba kanë marrë edhe shoferët që përdornin telefonin gjatë drejtimit të mjetit.

Polciia e Shtetit apelon të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugordhe udhëzimet e policisë.

Njoftimi i plotë:

Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë angazhuar maksimalisht, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat, për të monitoruar qarkullimin e automjeteve në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Pas thirrjes që Policia e Shtetit bëri për të gjithë përdoruesit e rrugës, për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, prej mëngjesit të sotëm e deri në këto momente janë ndëshkuar në të gjithë vendin, 87 drejtues mjetesh që nuk kishin vendosur zinxhirë për të qarkulluar, të cilët për pasojë kanë sjellë vonesa në qarkullimin normal të mjeteve të tjera.

Njëkohësisht, në të gjithë vendin janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative edhe 49 drejtues mjetesh që nuk kishin vendosur gomat dimërore.

Po gjatë monitorimit të qarkullimit janë evidentuar dhe ndëshkuar 156 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, 121 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 89 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe 56 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Ndërsa nga Policia Rrugore e Tiranës, si rezultat i mbajtjes nën kontroll të rrugëve urbane e interurbane, u bë i mundur parandalimi i një ngjarjeje rrugore, pasi një drejtues mjeti udhëtonte në sens të kundërt në rrugën interurbane Tiranë – Elbasan (drejtimi i lëvizjes është Tiranë Elbasan, ndërsa drejtuesi i mjetit lëvizte po në këtë kah të lëvizjes, por në sens të kundërt, nga tuneli i Krrabës për në TEG).

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe udhëzimet e Policisë dhe të autoriteteve të tjera.

Për çdo problem apo informacion mund të telefononi në numrin pa pagesë 112 ose shkruani në Komisariatin Dixhital dhe reagimi do të jetë i menjëhershëm.