Numri 2 i PS, Taulant Balla ka dalë me një thirrje të fortë mëngjesin e sotëm, pas motit të keq që ka përfshirë vendin tonë.
Balla bën thirrje që të gjithë banorët të qëndrojnë në shtëpi dhe për çdo nevojë shëndetësore të telefonojnë numrin 127.
Balla shkruan se nuk është parë në shumë e shumë vite një stuhi e tillë bore në Qarkun e Elbasanit.
“Mirëmëngjes
Kjo stuhi dëbore nuk është parë në shumë e shumë vite në Qarkun Elbasan. Edhe gjatë natës edhe tani po punohet për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe akulli. Temperaturat tepër të ulta dhe erërat e forta e kanë bërë punën tepër të vështire. Dëmet në rrjetin elektrik janë të mëdha gjithashtu. Kurrë s’kam parë një stuhi të tillë.
Lutem banorëve të qëndrojnë në shtëpi. Për çdo nevojë shëndetësore telefononi në 127”, shkruan Balla.