Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me disa pamje nga projekti për Lagjen e Re që pritet të ndërtohet në Spitallë të Durrësit.
Lagja e re do të ndërtohet në kuadër të procesit të rindërtimit, dhe do të ketë rreth 2,000 apartamente.
“MIRËMËNGJES, dhe me projektin e pallateve të Lagjes së Re në Spitallë, ku javën e ardhshme Fondi Shqiptar i Zhvillimit nis punën për infrastrukturën e lagjes, ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan Rama.