Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me qytetarët ka folur për punimet që po vijojnë për ndërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Rama tha se deri në fund të vitit të ardhshëm, sipas tij mund të mos mbetet asnjë shenjë nga shkatërrimet e tërmetit.
“Deri në fund të viti të ardhshëm besoj se nuk do të ketë më asnjë gjurmë nga tërmeti. Besoj se dëmet jo vetëm që do të jenë zhdukur, por do të jenë dëshmia e një ndryshimi rrënjësor”, u shpreh rama.