Sot, Gjykata e Posaçme (GJKKO) vendosi masën e sigurisë, “arrest me burg” për mjekun Edvin Prifti, i cili akuzohet për korrupsion.
Ndërkohë që bashkë me prangosjen, iu sekuestruan 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë që i mbante në banesën dhe zyrën e tij.
Juristja e njohur Enida Bozheku ka fajësuar avokatin e tij Henrik Ligorin, i cili sipas saj, i ka shtuar klientit dy akuza të tjera, atë të evazionit fiskal dhe pastrimin e parave. Vepra penale që shkojnë deri në 8 vite burg.
“Vazhdo avokat, se deri tani një 8 vjeçare burg, pa sherbim prove, sa po ja sigurove klientit tend. Sinqerisht, mjekut mund ti aplikohej detyrim paraqitje, me ndalim udhetimi jashte vendi, si masa shtrenguse, nuk eshte me rrezikshmeri shoqerore dhe, pavaresisht veprave penale, krim i “jakave te bardha” mbetet i prezumuar deri ne nje vendim gjyqesor te formes se prere,”-shkruan ajo.
Postimi i plotë
Ah per Avokat, mire korrupsioni aktiv, po me ato qe deklaroj ne salle te gjyqit, doktorit te shkrete, qe vetem arrest me burg nuk duhej t’i jepej, do i shtohen edhe: pastrim i produktit te vepres kriminale dhe evazion fiskal.
Perkatesisht: transaksjoni ilegjitim cash mbi normat e lejuara nga ligji per pastrimin e parave per shit-blerjen ne bashkepronesi (deklaruar nga avokati-mekanik, ja zhyti dhe Noterit qe ka bere aferen); Mos pagimi i detyrimeve fiskale per ato 220 mije euro e cmimeve nderkombetare.
Vazhdo avokat, se deri tani një 8 vjeçare burg, pa sherbim prove, sa po ja sigurove klientit tend. Sinqerisht, mjekut mund ti aplikohej detyrim paraqitje, me ndalim udhetimi jashte vendi, si masa shtrenguse, nuk eshte me rrezikshmeri shoqerore dhe, pavaresisht veprave penale, krim i “jakave te bardha” mbetet i prezumuar deri ne nje vendim gjyqesor te formes se prere.
Pra, prezumimi i pafajsise, mbahet parasysh ne cdo shkalle e gjendje te gjykimit. Po me ate avokatin – mekanik, pisk e ka pune, mjeku.