Lulzim Basha thotë se është bllokuar nga bora rrugës në Lezhë.
“Situata në rrugët e vendit paraqitet e rëndë. Situata zgjidhet duke marrë masat paraprake. Reshjet e dëborës dhe ngricat priteshin prej ditësh.
Prej disa orësh i bllokuar në rrugë. Gjatë rrugës për Lezhë dhe Shkodër nuk pashë asnjë borëpastruese. Ambulanca dhe automjete private të bllokuara rrugës, pa ndihmë”, shprehet Basha.
“Ky është dështim i përsëritur, Shkodra ka mbi 40 ditë nën ujë. Kam qenë pranë banorëve, për të kërkuar ndihmë, Shkodra vijon të jetë e braktisur. Po kaq e braktisur edhe Ultësira Perëndimore. Qeveria ëshë e dorëzuar. Ia ka dorëzuar Shqipërinë fatit.
Dhe fati natyra këto ditë është treguar goxha e ashpër. S’kam ç’them. Qeveria kë dështuar në mënyrën më të turpshme, minimalja të mbante akset hapur. Do mjaftonte parapërgattije. Nuk është diçka e papritur, 5 ditë që e prisnim.
Ato kompanitë koncesionare që lekët i marrin, e punën s’e bëjnë dhe tani këto automjete ku ndodhem dhe vetë. Shqipëria ka mbetur është e bllokuar, nuk ka metaforë më të dhimbshme.
Ka vite që ka ngelur Shqipëria kështu, qytetarët të bëjnë çështë e mundur për të ndihmuar njëri-tjetrin. Kurse kërkesa që kam është që ata që kanë marrë paratë e shqiptarëve urgjentisht t’u vinë në ndihmë automjeteve të bllokuara dhe qeveria mos qëndrojë duarkryq e të fajësojë këdo veç vetes siç e ka zakon.
Të paktën akset kryesore të zhbllokohen. Plotësisht përgjegjësia e tyre. Kur vjen puna për t’i puthur në kokë koncesionarët Ramën e keni ditë për ditë në televizor. Përgjegjësinë për këtë e ka qeveria”– tha Basha.
PD ndërkohë thotë se janë bllokuar mijëra persona në rrugë.
Gazment Bardhi ka hedhur akuza mbi qeverinë se po keqmenaxhon situatën. Bardhi gjithashtu thotë se Rama gënjeu kur tha se 500 borëpastruese ishin në dispozicion, pasi ato numërohen vetëm me gishtat e dorës.
“Me mijëra qytetarë janë bllokuar në rrugët kombëtare në të gjithë Shqipërinë. Edi Rama na kishte premtuar se ka në dispozicion 500 borëpastruese, por, si gjithmonë, ai gënjen dhe dështon.
Borëpastrueset numërohen me gishtat e dorës në të gjithë vendin dhe dalin vetëm për të ndihmuar Taualant Ballën ose Belinda Ballukun të bëjë ndonjë video propagandistike për të na thënë se kjo ishte një dëborë që bie 1 herë në 100 vjet.
Makinat kanë ngecur në rrugë në Librazhd, sepse rruga është e bllokuar prej disa orësh. Teatri i Taulant Ballës dhe i Edi Ramës nuk i ndihmon njerëzit.
Ata i lanë qytetarët në baltë në këtë të ftohtë të acartë.
Propaganda me rrugët e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Belinda Ballukut na kushton çdo vit rreth 50 milionë euro vetëm për mirëmbajtjen e rrugëve. Kur qytetarët kanë nevojë, Edi Rama zhduket, njësoj siç zhduken milionat e taksave të qytetarëve.
Me Edi Ramën kemi ngecur në vendnumëro, njësoj si mijëra njerëz kanë ngecur sot në rrugët e bllokuara! Duhet të ndryshojmë!”-shkruan Bardhi.
Pas kësaj ka reaguar edhe Ilir Meta.
Ai ka kërkuar nisjen e hetimeve.