Nga Akil Ylli
I ndjeri Sali Vjerdha, ka qene nje kuader i larte gjate diktatures, i njohur per qyfyret e tij , qe jo rralle, ishin me spec. Nje prej qyfyret qe rrefenin, kishte ngjare, ne nje nga ato festat perkutimore, qe behen ne Peze. Mbasi kishin mbaruar ceremonite, Sala kishte zene vend ne nje tavolin, ku ishin sistemuar, ish partizanet me te njohur te zones.
Pas disa oreve, kur alkoli kishte filluar te bente efektin e vet, Rrema, nje ish patizan, trim i çartun, por qe per shkak te mos impenjemit, kishte mbetur po ai fshatar analfabet, i drejtohet Sales, disi ndermjet shakase e ironis: Ooo, Sale! A t’kujtohet kur na thojshe n’koh t’lufts, se kena per t’honger, me luge florini? Ku e ke mer? Sala u zu ngusht, por si “bir kurvet qe ishte”, s’vonoi ti pergjigjet: C’are thu mer Rrem! S’ke ngju mir ime, i ke pas vesht t’dyllosme vallahi! S’kom permen luge pe florini, po pe alumini!
Sebep per tu shkeputur ky qyfyr, nga skedari i memories, u bene premtimet elektorale te dyshes opozitare, te cilet jane vene ne gare, kush e kalibrin ma t’madh, t’rrens.
Qe partite e egzagjerojne disi me premtime elektorale, kjo nuk eshte ndonje diçka e re. Ndodh kudo. Partit politike ne pergjithsi, qofshin me platforme liberale, apo progresiste, si mision kane zhvillimin e vendit. Por mund te ndodh, qe nga entuzjazmi i tepruar, nganjehere bejne edhe premtime pa llogaritur hanxhin, dhe bilanci mund t’ju rezultoj difiçitar, ose te deshtojne keqas, kur perfaqsohen nga lidership i paafte e korruptiv. Eshte pjese e lojes ne demokraci. Gjithsecila mandej, paguan haraçin.
Ka edhe parti, qe spinen e karikimit e fusin neper distributor ideologjish, por fatmiresisht, shoqerit i kane spostuar ne periferi. Presin aty, mu kthy Rrota e Historis.
Mirpo s’eshte e thene, qe gjithmone te jete keshtu. Jo a te keqen! Ketej ka nahija jone, e kapim micen per bishtit. Me siguri Mao Ce Duni, do t’kete lexu historine tone, kur pat shpike ate citatin, “duhet me e turbullu ujin, per me u kjartsu”. Ne gjithmone kur jemi gjendur para vendimesh te medha, i kemi futur perpara nje turbuillin, pastaj kemi ecur kuturu, dhe kur gjithçka eshte skjaruar, jemi gjendur ne llaç, deri ne fyt.
Per t’mos shkuar aq larg, mjafton te sjellim ne kujtese, pasi u permbys diktatura. Cfare turbullinet u kriju, dhe pasojat qe na u desh te kalonim me pas.
Siç dihet, ne turbullin e siper, duke perfituar nga idealizmi i studenteve, te paret qe renden per te marre pushtetin demokratik, ishte raca me e ndyre e njerzimit: Ajo e komunisteve antikomuniste. Pastaj me radhe, ju bashkuan gjithçfare hajdutesh me deshmi te rreme, si te burgosur politik;revanshist dhe bije kolaboracionistesh te ndeshkuar nga historia e lloj, lloj, perfituesish dhe mashtruesish te rendomt, vetem per te kapur ndonje zyre shteti.
Me pas, pasi moren vulatat e shtetit, fale naivitetit dhe etjes per demokraci te shqiptareve, perveshen menget, dhe filluan te bejne ate, qe dine te bejne me se miri: Plaçkitjen dhe shkatrrimn e gjithçkaje, qe ishte ndertur per gadi 50 vjet. Me pak fjale, ai grupim individesh, nuk mund te quhej kurrsesi nje parti, por thjesht nje bande te organizuar keqbersish, qe nje Zot e di, kur do t’na hiqet qafet.
Kane kaluar 3 dekada qe at’here, dhe prap ai konglomerat s’ka ndryshuar aspak mendesi. Jane po te njejtit halldup e po te njejtit xhagajdur. Mjajton te kujtosh, qe mbi 80% te ndjekve te saj sot, votojne akoma per Qoftlargun. Cfare tmerrit!
Edhe kur u detyruan te dorezojne pushtetin heren e fundit, pak para se te lironin zyrat, me vendim qeverie, i grabiten ushtrise nje ndertese historike, per t’ja bere dhurate partise-bande. S’ka zog nanet, qe ju a hek vesin e plaçkitjes!
Dhe ja ku jemi prap sot, njesoj si ne 92-shin. Kemi perpara po ate parti-bande, te njejtit individe,(me perjashtim te ndonje kopje t’keqe) dhe komplet te njejtin mentalitet.
At’here kishim Qoftlagun qe tundte “çekun e bardhe”, prej Ameriket, e qe per faqe t’zeze te tij tonen, Amerika, ka kohe qe ja ka heke vizen. Ndersa tani, dylberi i tij politik, nuk e permende me çekun, ka lene ne njeren ane dyfekyn, dhe ka gjetur sllogan tjeter, dybekun.
Derdellit broçkulla sheshit, posht taksat; do dyfishojme rrogat; dyfishojme ndihmen sociale, kurse pensionet aty pari. 5 mij çifteve te rinj çdo vit, do ju a paguaj interesat bankare, sa here t’ju çohet me ble shpi. Arsimi fushe me lule. Tane do shkojne ne shkolla, me dure n’xhepa. Pagun shteti. Prite kur te turren nordiket, me lyp nenshtetsin shqiptare.
Asaj takses 9% perqind ja kena pi langun sa here kane pase pushtetin. Dihet çfare hatajet kane lene pas. Lulashi thote dyfishoj rrogat, njesoj si i pat premtuar Qoftlargu, qysh ne 2005, vetem se ndryshon tipi i valutes. I pari me dollar, Lulashi ne euro. Per qarin, duhet me pyt kambistat.
Ndersa per rritjen e pensioneve, lere mos pyet. Kaq shume ja u rriten pensionet, sa 5 vitet e fundit, u desht ta ndalnin doren, duke mos ja u indeksuan ato, as sipas inflacionit, qe eshte detyrim ligjor. Shyqyr qe menduan, ata qe erdhen me pas. Kesaj rradhe kane zbulu sistem tjeter pensionesh. Shkurtojme kontributet nga 28%, ne 18%, dhe i rrisin ato, minimumi 5% ne vit. Kjo eshte, sikur ta futesh buxhetin ndermjet dy buajsh, qe terheqin ne krah te kundert. Perfundimi: Shperthiqet arka dhe pensionet i marr era!
Por ato qe te rrezikonin, shendetin mendor, ishin premtimet qe lexova dje, per zhvillimine turizmit. Aty s’kishte asgja toksore. Mesa duket Lulashi, kishte ba thesar, studimet e Xhaferrit. Ne eufori kozmike e siper, nder te tjera deklaronte: Angazhohem të dyfishojmë kapacitetet akomoduese. Do punoj për të rritur kohëzgjatjen e sezonit turistik. Do dyfishojmë kohën e qëndrimit të turistëve të huaj.
Hajt se me dyfishimin te arritjeve, u pa puna. E kane vendosur si koefiçent elektoral per çdo sektor, por si do t’ja bejne, per te rritur kohezgjatjen e sezonit turistik e te dyfishojne kohen e qendrimit !? Ky s’eshte problem koefiçentit, qi i fut nje dysh, apo tresh mbrapa, e t’lumshin kraht. Kto jane enigma qe s’din me i dhane dum, as astronomia e as meteorologjia. Sa t’ju bine n’vesh astronomve, kane me ardhe fill, me dorzu çilsat e oservatorve ne SHQUP. Kesaj i thone me ba zap diellin, e me e ba dimnin, vere. Ndersa, per ti mbajttur turistet me gjate, kane vetem dy menyra: O duhet me ju shtru perdite bankete, o duhet me i lidhe diku, pernate. O t’keqen e lugs t’florinit, te Sal Vjerdhs!
Tashti per ta kompletuar shkrimin, me duhet te permend dhe ortaken, por ju betohem, ky eshte momenti me i veshtire. Sot s’jam ne gjendje t’ja dal!. Jo se Lulashi, ndyshon me shume si politikan, por ashte ma i kaperdishem, ai te argeton disi, si havdall qe eshte, kurse ate, s’ka gja qe e shtyn poshte. Nga çdo kend qe ta shohesh, sheh misherimin e vulgaitetit, banalizimin e zojllekut dhe lebetitesh kur mendon, qe kjo soj krijeset e i shoqi jane politikane, qe neser mund te marrin vendime, per te ardhmen tone. Oiiii, oii!
Gjithsesi, nuk e di nese kesaj rradhe, kena riciklu ndonje turbullin, e s’ka Perendi me dallu ujkun. Sidoqofte, gjithçka do e marrim vesht, me 26 prill!/Ekskluzive.al