Studiuesit në Qendrën Mjekësore Ichilov të Tel Avivit kanë bërë zbulimin e madh për trajtimin e koronavirusit.
Mediat e huaja raporotjnë se kanë përfunduar me sukses provat e fazës 1 dhe duket se ka ndihmuar shumë raste të rënda të COVID-19, që të shërohen shpejt nga sëmundja, tha spitali i Tel Avivit të Premten.
Duke përshëndetur një “përparim të madh”, spitali tha se substanca EXO-CD24 e Prof. Nadir Arber ishte provuar në 30 pacientë, kushtet e të cilëve ishin mesatare ose më të këqija dhe të gjithë 30 pacientët u rikuperuan, ku 29 prej tyre brenda tre deri në pesë ditë. Vetëm një prej tyre iu desh pak më gjatë për tu rikuperuar.
Ilaçi lufton stuhinë e citokinës – një reagim imun i mundshëm vdekjeprurës ndaj infeksionit të koronavirusit që besohet të jetë përgjegjës për pjesën më të madhe të vdekjeve të lidhura me sëmundjen.
Ai përdor ekzosome – qese të vogla transportuese që transferojnë materiale midis qelizave – për të dhënë një proteinë të quajtur CD24 në mushkëri, të cilën dr. Arberi, ka kaluar dekada duke kërkuar.
“Kjo proteinë është e vendosur në sipërfaqen e qelizave dhe ka një rol të njohur dhe të rëndësishëm në rregullimin e sistemit imunitar”, tha studiuesi Shiran Shapira i laboratorit të Arberit.
Proteina ndihmon në qetësimin e sistemit imunitar dhe frenimin e stuhisë së citokinës.
“Përgatitja thithet një herë në ditë për disa minuta, për pesë ditë”, tha Arber.
“Përgatitja drejtohet drejt në zemër të stuhisë – mushkëritë – kështu që ndryshe nga formulat e tjera… të cilat në mënyrë selektive frenojnë një citokinë të caktuar, ose veprojnë gjerësisht, por shkaktojnë shumë efekte anësore serioze, EXO-CD24 administrohet në nivel lokal, punon gjerësisht dhe pa anë efektet. ”
Ilaçi tani do të kalojë në fazat e mëtejshme të provës, por zyrtarët e spitalit tashmë po e përshëndesnin atë si një ndryshues të mundshëm në luftimin e sëmundjes serioze COVID-19.
Drejtori i Ichilov, Roni Gamzu, ish car i virusit koronavirus, tha se kërkimi “është i përparuar dhe i sofistikuar dhe mund të shpëtojë pacientë me koronavirus. Rezultatet e provës së fazës 1 janë të shkëlqyera dhe na japin të gjithëve besim në metodën që [Arber] ka hulumtuar në laboratorin e tij për shumë vite. ”
Ai shtoi: “Unë jam krenar që në Ichilov ne jemi … ndoshta duke sjellë një ilaç blu dhe të bardhë në një pandemi të tmerrshme globale.”