Pas përgjimeve të SPAK për gjyqtaren Enkeledia Hoxha dhe bashkëpunëtorët e saj, në përgjime doli edhe mjeku i QSUT-së Edin Prifti. Pasi e shoqëroi në komisariat policia nën akuzën për korrupsion, iu kontrollua banesa dhe zyra. Gjatë këtij kontrolli policia zbuloi 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë në zyrën dhe banesën e kardiologut të njohur.
Pikërisht ky lajm shkajtoi shumë zhurmë dhe ngjalli reagime të shumta. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe juristi Romeo Kara, i cili përmes një postimi ironik në rrjetet sociale shkruan se imagjinoni sesa para do të gjenin po të kontrollonin në shtëpitë e pushtetarëve dhe ish-pushtetarëve.
“Imagjinoni sa para do të gjenin në shtepite e pushtetareve dhe ishpushtetareve.”, shkruan Kara.