“Barometri Politik” analizon në emisionin e sotëm rezultatet e sondazhit të MRB-së në lidhje me performancën e Lëvizjes Socialiste për Integrim në opozitë.
Sipas të anketuarve, partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi ka një performancë negative gjatë katër viteve të fundit.
32.3% e të pyeturve mendojnë se ajo ka performancë disi negative. Shumë negative mendojnë 45.6% e qytetarëve.
Ndërkohë, mendim pozitiv për LSI kanë vetëm 21.4% e shqiptarëve.