Ndërsa biseda ishte e fokusuar tek ekonomia dhe ndihma e qeverisë Rama gjatë pandemisë për qytetarët e bizneset, shefi i kabinetit të PD-së, Dorian Teliti u kap disa herë me ministren e Financave, Anila Denaj në emisionin “Real Story” në News24.!
Ndërsa ministrja e ftoi të dëgjonte shifrat, pasi ato flisnin vetë më mirë, Teliti akuzoi se ndihmat e qeverisë kanë qënë të pamjaftueshme gjatë pandemisë.
Debati
Anila Denaj: Ne do flasim për ekonomi të forta që lidhen nga struktura dhe formalizimi. Ndër vite kemi pasur informalitet.
S’mund të goditet masa e qeverisë se personat në të zezë nuk kanë marrë mbështetje. Si e shpjegoni ju rritjen e depozitave të konsumit? Goditja tek njerëzit me të ardhura më të vogla thoni ju.
Jo. Me paketat tona u synua që 40% e këtyre familjeve të mos binte në varfëri. Shifrat e 2020 janë me statistike. E ka harrur kohën kur ka qënë sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Financave…
Dorian Teliti: Shprehu…
Anila Denaj: Unë do shprehem po t’i ruaj durimin…
Dorian Teliti: Ta lashë pra, ta lashë, fol me shifra…
Anila Denaj: Po ruaj durimin se do të duhet. Një zyrtar flet me statistika
Dorian Teliti: A ti marrim me radhë?
Anila Denaj: S’kam mbaruar akoma zoti Teliti…Së pari flasim për krahasime në ekonomi. 19 mld lekë është shtyrja e tatim fitimit për bizneset, kjo nuk mund të thuhet si masë e marrrë?
Dorian Teliti: Vetëm po sulmon zonja Denaj, jeni në siklet po më vjen keq për ju! Mos e kaloni në personale ta mbajmë politike…
Anila Denaj: Ekzakt me shifra, gatimet me erëza janë të vështira për ta ruajtur me shifra. Zoti Teliti 300 mijë individë morën një pagë, që në atë periudhë ishte një ndihmë.