Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar për operacionin në Krujë. Ajo këshilloi skeptiket se duhet duhet “të fokusohen në fakte dhe mos lejohen që të shpërqendroheni nga propaganda.
“Për këtë arsye reforma në drejtësi është e rëndësishmen, nuk është çështje morali, por çështje biznesi.
Për ata skeptike që kanë thënë se asgjë nuk ka për të ndodhur, se reforma në drejtësi nuk ka për të ndodhur, se SPAK nuk ka për të funksionuar, kam një lajm për ju: E keni gabim!
Do të doja që të shikoni hapat që ka marrë SPAK, të gjitha cështjet, duke përfshirë edhe rastin e sotëm në Krujë.
Reforma në drejtësia nuk është një mrekulli, por ndodh hap pas hapi dhe për këtë arsye duhet të zhvillohet. Ne duhet të jemi ata që dihet ta ngremë dhe të ecim përpara.
E rëndësishme është që ta shtyni veten dhe të shkoni kundër skepticizmit.
Fokusoheni në fakte, shikoni atë që po bën SPAK dhe policia dhe mos lejoni që të shpërqendroheni nga propaganda“, tha Kim.