Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim është pyetur nga gazetarët se çfarë mendon për dorëzimin e kërkesës nga Tom Doshi në KQZ, për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit.
Nga Durrësi, Kim tha se ajo ka deklaruar më herët se personat e përfshirë në korrupsion nuk duhet të kandidojnë në zgjedhje, jo sepse SHBA e kërkon, por se shqiptarët meritojnë më mirë.
Në lidhje me çështjen e Tom Doshit, ambasadorja tha se është duke bërë bisedime dhe së shpejti do të lajmërojë edhe qytetarët.
“Kjo nuk është ajo se çfarë do SHBA, por atë që shqiptarët e meritojnë, kështu që mbetet për t’u parë.
Jam duke bërë bisedime për këtë çështje që është shumë e rëndësishme dhe do t’iu lajmërojmë”,- tha Kim.
Pyetje: Ju keni publikuar dokumentin kur flitet për emrin e Tom Doshit, po në Durrës, a ka ndonjë deputet që nuk duhet të kandidojë në zgjedhje?
Yuri Kim: Jam në bisedim për një çështje që është shumë e rëndësishme dhe në fund të ditës mund të them diçka edhe për këtë gjë.