Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në takimin me votues për herë të parë në zonën e Freskut iu kundërpërgjigj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi tha se Veliaj duhet të bëjë publike deftesën e shkollës së mesme dhe diplomën e shkollës së lartë. Sipas saj, Veliaj është pa shkollë të larë.
“Për ne rëndësia dhe prioriteti kryesor janë të rinjtë. Sepse një nga pikat më të forta që ka jo vetëm LSI-ja, por e gjithë shoqëria shqiptare të rinjtë i ka themelin e zhvillimit të shoqërisë dhe të ardhmes. Edhe programi ynë si LSI i cili është shumë i qartë dhe me 5 pika kryesore, 5 prioritete të cilat ne i quajmë të realizueshme në 5 muaj. Janë shumë të thjeshta, ku pika kryesore është arsimi.
Ne arsimin e quajmë investim, jo shpenzim adhe për ne rëndësia dhe përfshirja e të rinjve në vendimmarrje dhe për të ndryshuar politikat që kanë të bëjmë me të gjithë sistemin arsimor, kjo është shumë e rëndësishme.
Sot ne pavarësisht nëse fati na hedh në rrugë, apo gjendemi në momente të caktuara, secili nga ne një nga pikat më të domosdoshme të jetës ka arsimin, qoftë ky profesional, qoftë ky i përgjithshëm, qoftë nxënës i mirë apo i keq. Në fund të ditës të gjithë janë të detyruar të marrin një diplomë, apo një certifikatë.
Unë e di që Lali Erit i dhemb shumë kur e përmend Floidën si studente ekselence, por kot gërmon. Të nxjerrë edhe lali Eri diplomën e shkollës së mesme, siç ka mbaruar Floida shkollën e mesme me 10.15 mesataren. Dhe pasi të nxjerrë lali Eri dëftesën, duhet të nxjerrë edhe diplomën e shkollës së lartë, sepse kemi një Kryetar Bashkie pa shkollë të lartë, atëherë do t’i nxjerri edhe Floida diplomën e Fakultetit të Mjekësisë.
Sepse për të gjithë injorantët që drejtojnë shtetin, kush mbaron Fakultetin e Mjekësisë me mesatare mbi 8,5 quhet student i ekselencës. Kështu që po ja bëj këtë shpjegim meqë e ka këtë merak shumë të madh dhe e gjëmon Floidën hap pas hapi.
Sot këtu jemi tek Fresku, po prapë me votuesit për herë të parë, të një qendre votimi, jo të një zone, ku është Silva Caka kandidate për deputete e LSI-së. Kjo është një arsye më shumë për të vazhduar dhe për të folur me të rinjtë për të kuptuar se në dorë të kujt ka rënë drejtimi i vendit.
Se drejtimi i vendit ka rënë në dorën e njerëzve të cilët jo vetëm nuk e njohin sistemin arsimor, por përkundrazi që quajnë sistemin arsimor si një element për të tjetërsuar dhe angazhuar strukturën më të pashkolluar dhe për të drejtuar vendin me këtë kontingjent njerëzish.”, tha Kryemadhi.