Temperaturat pritet të ulen ndjeshëm nga dita e sotme, ndërsa i gjithë vendi është përfshirë nga moti i paqëndrueshëm me rreshje të dendura shiu.
Por acarit të javës së dytë të shkurtit pritet të mos i shpëtojë as kryeqyteti.
Sipas parashikimeve temperaturat do të ulen ndjeshëm ditën e nesërme në Tiranë në 12C e larta deri në 3C e ulëta.
Por rënia do të vijojë deri në fundjavë ku e diela pritet të jetë dita më e ftohtë deri në -8 gradë Celcius. Ndërsa nuk përjashtohet as mundësia e rreshjeve të borës ditën e shtunë.
Moti i ftohtë me temperatura nën zero do të vijojë deri të mërkurën e javës së ardhshme.