osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Politikani i hipën çarterit e shkon të kurohet në klinika të huaja, kurse qytetari dergjet në pritje të tamponit dhe pastaj shkund xhepat e hyn në borxh

Politikani i hipën çarterit e shkon të kurohet në klinika të huaja, kurse qytetari dergjet në pritje të tamponit dhe pastaj shkund xhepat e hyn në borxh

Nga Çapajev Gjokutaj nga cikli “Selanik e tatëpjetë”

Covidi po përhapet si zjarri në kallamishte, çdo ditë po shtohen nga njëmijë e kusur të infektuar. Një pjesë e mirë lëvizin pa maska, në kafene e bare njerëzia kokë më kokë si bagëtia në mriz.

Dhe, si të mos mjaftonte kjo moskokëçarje e injorancë masive, vjen darka e na fanepsen ekraneve politikanë që takojnë qytetarë, të gjithë pa maska e grushtbashkuar, d.m.th ngjitur njeri me tjetrin.

Ç’kuptim ka ta takosh tjetrin e të mos e ndjesh pranë, të komunikosh me të e gjysmën e fytyrës ta ketë të mbuluar me maskë?

Me të drejtë mediat thonë se kjo skotë politikanësh po jep shembull të keq se shkurajojnë masat anticovid dhe i dalin në krahë virusit për një grusht votash.

Mbase duhet shtuar edhe diçka tjetër. Vërtet në takime të tilla si politikanët edhe qytetarët janë njësoj të ekspozuar, por në rast infektimi pamja ndryshon kryekëput.

Politikani i hipën çarterit e shkon të kurohet në klinika të huaja, kurse qytetari dergjet ditë me radhë në pritje të tamponit dhe pastaj shkund xhepet e hyn në borxh, që të përballojë tregun e zi të sherbimeve mjeksore dhe të ilaçeve, që edhe kësaj pandemie, si në çdo emergjencë e luftë, u krijua tak fak. Natyrisht për t’i ardhur në ndihmë fukarasë.