Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se brenda 1 dekade Durrësi dhe Tirana do të jenë 1, duke iu referuar rëndësisë që do të marri qyteti bregdetar pas investimeve të shumta që do të bëhen.
Ai u shpreh se perspektiva e Durrësit është fantastike dhe çdo gjë që do të bëhet do të jetë e lidhur me të dyja qytetet.
“Për Durrësin shoh një perspektivë shumë të rëndësishme, sepse gjëja po vjen vetvetiu drejt metropolit. Tirana dhe Durrësi mund të jenë dy bashki, por brenda 1 dekade do të jenë 1. Çdo gjë që bëjmë do ta bëjmë të lidhur në një zonë, ky do jetë kryeqyteti i Shqipërisë. Do të jenë 1 në 10 vite, nuk ka ku shkon. Perspektiva e Durrësit është fantastike dhe ne jemi në rrugën e duhur për këtë”, tha Rama.