osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vëllai i ish deputetit të LSI e drejtues politik për Tiranën, kapet me shkelje të rënda në tendera. SPAK nis hetimet

Vëllai i ish deputetit të LSI e drejtues politik për Tiranën, kapet me shkelje të rënda në tendera. SPAK nis hetimet

Një tjetër zyrtar i lartë LSI-së i shtohet listës së personave nën hetim për abuzime me detyrën. Ish Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Ylli Spahiu, vëllai i deputetit të LSI-së, Përparim Spahiu, është kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Kallëzimi penal ka ardhur pas shkeljeve të rënda të gjetura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

KLSH, përmes një kontrolli të ushtruar “Për evadimin e materialeve të auditivit të ushtruar në Drejtorinë e përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor mbi zbatimin e ligjshmërisë, rregullueshmërisë së veprimtarisë ekonomike-financiare”, ka bërë disa vërejtje për rritjen e efiçencës financiare dhe rikuperimit të dëmeve të pësuara.

Ylli Spahiu, vëllai i ish-deputetit të LSI-së, Përparim Spahiu, i cili është një nga figurat kryesore të partisë së Kryemadhit dhe udhëheq listën e kandidatëve për deputet në Qarkun e Tiranës, sot gjendet përpara drejtësisë për shkelje të bëra gjatë ushtrimit të detyrës për periudhën Tetor 2013 – Tetor 2017.

Burime nga SPAK bëjnë të ditur se dosja voluminoze dhe të gjitha tenderat e realizuara gjatë periudhës Tetor 2013 – 2017 do të kalojnë në sitën e prokurorëve.

Të njëjtat burime theksojnë se bëhet fjalë për një rast abuzimi në nivelet e larta drejtuese dhe për këtë rasye do të trajtohet në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, pasi kjo e fundit ka në kompetencë thellimin e hetimeve për abuzime të këtij lloji./shqiptarja.com