Kryeministri Edi Rama nga Durrësi ka ironizuar premtimet e kreut demokrat Lulzim Basha, ndërsa kishte edhe një pyetje për mikun e tij, sikur e cilëson kryeministri.
“Do u gatuaj edhe makarona në darkë të gjithë me këpucë. Edhe ohoho, kush është si ne, po ku do i gjesh leket mo shpirt, ku do i gjesh?” tha ai.
Kryeministri u shpreh më tej se qyteti bregdetar sot është më mirë se në kohën e Enver Hoxhës.
“Durrësi sot është më mirë se në kohën e Enver Hoxhës, apo më keq, se nuk po krahasohem me Saliun?
Shëtitorja “Taulantia” është buzë detit, kur ka një furtunë të madhe, deti ngrihet, kanalizimet nuk derdhin dot të gjithë atë që derdhin, se deti është bllokuar.
Unë nuk kam parë ndonjëherë ndonjë shëtitore, kam qëlluar njëherë në Bari, jo shëtitore, por uji kishte shkuar deri te pallatet lart” tha ai