osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

KPA lë në fuqi me shumicë votash shkarkimin e prokurorit Eugen Beci

KPA lë në fuqi me shumicë votash shkarkimin e prokurorit Eugen Beci

Kolegji i Posaçëm in Apelimit ka konfirmuar me shumicë votash shkarkimin nga detyra të prokurorit të ish-Prokurorisë për Krime të Rënda, Eugen Beci për kriterin e pastërtisë së figurës.

Nga Besar Likmeta

Trupa gjykuese e përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, si dhe Rezarta Schuetz, Ardian Hajdari dhe Sokol Çomo anëtarë, la të martën në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të ish-Prokurorisë për Krime të Rënda, Eugen Beci.

“Subjekti ka bërë deklarim të pasakatë dhe të pavërtetë në formularin e pastërtisë së figurës për revokimin e vizës nga SHBA,” deklaroi kryesuesja e trupës, Natash Mulaj. “Vendimi 171 i Komisioni të Pavarur të Kualifikimit lihet në fuqi me shumicë votash,” shtoi ajo.

Beci u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në qershor 2019-të. Përveç deklarimit të pasaktë dhe fshehjes së fakteve në formularin e kontrollit të figurës – për sa i përket revokimit të vizës në SHBA, KPK gjeti se subjekti i rivlerësimit nuk kishte shpjeguar bindshëm brumin e pasurive në pronësi, në përdorim dhe posedim të tij.

Mulaj shpjegoi gjatë shpalljes së dispozitivit të shkarkimit të Becit se KPK e kishte gjetuar me mungesë të burimeve të ligjshme ne vitin 2007, 2009 dhe vitin 2014. Probleme me justifikimin e pasurisë sipas KPK-së kanë pasur dhe personat e lidhur me subjektin e rivlerësimit.

Megjithatë, me shumicë votash KPA e ka amnistuar Becin për sa i përket kriterit të pasurisë, ndërkohë që edhe konfirmimi i shkarkimit të tij nga detyra për kriterin e pastërtisë së figurës e ka përçarë trupën gjykuese.

Nga shpallja e vendimit është e paqartë se kush nga gjyqatrët nuk e ka konsideruar heqjen e vizës nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë dhe mosdeklarimin dhe fshehjen e këtij fakti në formularin e pastërtisë së figurës si një arsye të mjaftueshme për shkarkimin e Becit.

Gjatë seancës dëgjimore në KPA pretendoi se mosdeklarimi në formular i revokimit të vizës kishte qenë një keqkuptim dhe se ai nuk kishte pasur për qëllim fshehjen, pasi bashkë me formularin kishte dorëzuar pasaportën, e cila kishte në një faqe të saj edhe vulën për revokimin e vizës.

Por justifikime të ngjashme të ofruara nga ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli nuk kanë pirë ujë me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Në vendimin për Zenelin Kolegjit prezumon se subjekti i rivlerësimit në momentin e revokimit të vizës “duhet të jetë informuar në mënyrë shteruese me shkrim dhe me gojë dhe duhet të ketë qenë i qartë për fatin e vizës së tij dhe arsyet e revokimit të saj.”

Katër anëtarë të trupit gjykues të rivlerësimit të Becit kanë qenë pjesë të trupës gjykuese që shkarkoi ish-gjyqtarin, Artan Zeneli duke ngritur pikëpyetje për standarde të dyfishta nga KPA.

Gjithësesi, duke iu referuar vendimit të KPK-së, mosdeklarimi i vizës nuk është i vetmi problem i Becit me pastërtine e figurës. Në vitin 2015, Eugen Beçi – drejtues në atë kohë i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, u vendos në qendër të debatit publik pas publikimit të një videoje ku ai shfaqej përkrah Fation Skënderit, i dënuar për trafik narkotikësh dhe protagonist i të ashtuquajturit “komplot për vrasjen e deputetit Tom Doshi” –i cili rezultoi i trilluar.

Ndryshe nga heqja e vizës, Beci e ka deklaruar këtë kontakt të papërshtatshëm në formularin e pastërtisë së figurës dhe ky deklarim është njohur nga KPK si rrethanë lehetësuese.