osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Murrizi: Basha s’di ça gatuan, Rama kërcen poshtë tunelit dhe pi raki… afër njerëzve nuk shkohet vetëm në fushatë

Murrizi: Basha s’di ça gatuan, Rama kërcen poshtë tunelit dhe pi raki… afër njerëzve nuk shkohet vetëm në fushatë

Deputeti Myslim Murrizi ka folur për fushatën e kryeministrit Edi Rama, kryetarit të opozitës Lulzim Basha dhe Rudina Hajdarit, për të cilët thotë se bëjnë show dhe ekspozojnë hipokrizi me veprimet e tyre.

Në intervistën për “Top Talk”, Murrizi u ndal dhe tek video e kreut të PD, Lulzim Basha i cili u shfaq duke gatuar.

Murrizi: Ne nuk kemi marrë asnjë fond sepse jemi të paprovuar në zgjedhje. Personalisht kam qenë që asnjë subjekt politik të mos marrë nga taksa e qytetarëve shqiptarë asnjë lekë.

Pyetje: Po si do e bëjnë fushatën?

Murrizi: Ta bëjnë fushatën me donacionet e bëra publike siç e bën kandidati për President në Shtetet e Bashkuara, por ti bëjnë publike.

Pyetje: E bëjmë dot këtë gjë?

Murrizi: Kjo do institucione ligjzbatuese. Kjo duhet të ndodhë sepse nuk besoj duke qenë që vij nga një parti demokratike, prej 30 vitesh kam qenë në fushatë, nuk ndodh që fushata të bëhet me aq lekë që merren nga taksat e qytetarëve shqiptarë, por donacionet janë konspirative dhe se merr vesh.

Pyetje: Po fushata që po bëhet tani?

Murrizi: Është fushatë guerile për efekt të pandemisë. Mirë ju bëhet qytetarëve shqiptarë, boll janë bezdisur nëpër media me tamtamet e mëdhaja, flamurë, mitingje, banderola, bori, dil prit Skënderbeun nr 1, pastaj vinte Skënderbeu nr 2 e me radhë. Kështu që kjo është fushatë që qytetarëve ti garantohej një siguri në ruajtjen e shëndetit të tyre përballë kësaj pandemie.

Pyetje: Në fakt po shohim takime pa asnjë lloj mase.

Murrizi: Kjo është çështje kujdesi, kulture. Duhet një edukatë më e fortë.

Pyetje: Fushata duket se është karikuar. Kemi parë ditët e fundit Bashën që gatuan, Rudina Hajdarin që bën shitësen në një treg, Rama vazhdon takimet me njerëz, ngre ndonjë dolli me familjarët që marrin çelësat e shtëpive të reja. Po juve keni ndonjë gjetje elektorale këto kohë?

Murrizi: Do të përpiqem që nëse do i bëj ftesë, ti çoj tek Pilo Lala të tre këta që të shtojnë zanatet e fundit që kanë marrë përsipër. Një të gatuajë në tenxhere të supës, tjetri kërcente dhe Rudina që shiste. Nuk e di çfarë është ky lloj kompleksi për të bërë reklamë për një gjë që nuk e ke bërë gjatë gjithë kohës dhe ia shet shqiptarëve sikur e ke. Tani që shoh Bashën me këpucë me qafa dhe veshje serioze, nuk e di çfarë po gatuan, i bëj thirrje Ulsi Manjas që ti mbushet mendja që ky që gjoja, unë kështu e kam parë, nuk e di atë hilen për tu paraqitur sa më familjar, por aty thotë që nuk do të hidhet kjo video dhe bashkëshortja e hedh me zor.

Dëshira e tij mungon për tu hedh në Instagram, ose të paktën kështu shitet. Ta marrë vesh Ulsi Manja që thotë 007 ka kasetat e Dick Marty-t. Ky që akuzohet në komisionet e Ulsiut, e vërteta është që nuk ka as kasetat e dasmës përderisa një kasetë që i bëhet, i hidhet në Instagram pa dëshirën e tij. Ramën e pashë duke vallëzuar poshtë tunelit. Hajdari nuk mu duk si shitëse. Nuk e di çfarë dua të tregojnë. Afër njerëzve nuk shkohet vetëm për fushatë. Nuk është kjo mënyra për të bërë shoë. Mua nuk ke për të më parë ndonjëherë që të ekspozoj hipokrizi. Nuk e di pse duan të jenë kaq hipokritë gjatë periudhës së fushatës. Nëse kërkojnë ti thonë shqiptarëve që janë familjarë, këtë lloj paçavureje të na e kursejnë të paktën.