Pak ditë më parë, një video e Lulzim Bashës duke gatuar për familjen i veshur me xhinse dhe me kepuce, bëri bujë në rrjet.
Video u filmua nga bashkëshortja e Bashës dhe u hodh në Instagram pa lejen e këtij të fundit.
Momentin e gatimit me xhinse dhe këpucë e komentoi me ironi edhe kryeministri Rama paraditen e sotme.
“Përgëzoj të gjithë ata burra që gatuajnë, Është sinqerisht për t’u admiruar një njeri që gatuan me këpucë…dhe që gatuan me këpucë të shtunën mbrëma”, deklaroi Rama.
I pyetur nga gazetarët mbi komentin e Ramës, Basha zgjodhi të përgjigjej shkurt.
Siç duket, duke reflektuar pas kritikave në rrjet që thonin se e kishte tepruar me piperin në ushqim, Basha dha këtë përgjigje”
“Me piperin ishte në rregull domethënë??”, tha Basha