osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Murrizi sulmon ashpër PD dhe PS: Boll me propagandë, bëni publike deklaratat e pasurisë suaj

Murrizi sulmon ashpër PD dhe PS: Boll me propagandë, bëni publike deklaratat e pasurisë suaj

Kryetari i LDK, Myslim Murrizi ka sulmuar hapur mazhorancën në Kuvend për inaugurimet e fundit gjatë fushatës dhe për pasuritë e tyre. Ai tha se krerët e mazhorancës apo të PD po bëjnë si bamirës të mëdhenj, ndërkohë që janë shqiptarët të cilët po paguajnë për investimet e tyre.

Murrizi u shpreh se ka plot politikanë që inspektojnë rrugë, tunele, shkolla e lungomare, por asnjë prej tyre nuk i ka bërë vetë. Sipas tij janë shqiptarët që po paguajnë çmime të larta nga më të shtrenjtat në Europë. Deputeti ironizoi kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha teksa u shpreh se njëri rri në Facebook e tjetri gatuan në kuzhinë.

Ai ftoi çdo politikan që në vend të propagandave të dalë dhe të deklarojë pasurinë e tij. “Miliona euro iu kanë ikur shqiptarëve edhe nga koncesionet e paraardhësve tuaj. Nuk lëvizët asnjë presje. Na hapët barkun se ju shef varavingo me FB ndez. Ju nga një krah dhe ai tjetri duke gatuar në tenxhere të groshës në krah tjetër. Ju bamirës të mëdhenj. Ju që inspektoni rrugë. Ju nuk bëni një sadaka. As aeroportin e Kukësit nuk e bëni ju.

Ku edhe dasmën keni thënë na e bën nëna, një gjyshja. Nga i gjeni të ardhurat ju? Kush jeni ju trashëgimtarët e Rockfeller? Apo nipërit e Berluskonit? I bëjnë shqiptarët ato, që paguajnë kudo që blejnë. Që paguajnë çmimet më të larta në Europë. I bëjnë shqiptarët, ata hallexhinj që paguajnë çdo ditë çmimet më të shtrenjta. I bëjnë ata 2 milionë shqiptarë që u dhatë rrugën dhe i shpërndatë si zogjtë e korbit.

Pse tuajat janë ato? Ftoj ILDKP t’i bëjë publike deklaratat e pasurisë të çdo personi të kësaj salle”, tha Murrizi. Ai u shpreh se shumë premtime janë bërë në 2013 dhe në vitet e tjera para se qeveritë të vinin në pushtet e asnjeri prej atyre premtimeve nuk është mbajtur deri më sot.

Ai i quajti qeveritë si të alternuara me njëra-tjetrën për të vjedhur para publike nga tenderat. “Në 2013 ju u premtuat shqiptarëve që çdo koncesion që kishte bërë ajo qeveria e keqe e atyre shokëve tuaj të ngushtë, do t’i anulonit. Ju u premtuat shqiptarëve se do të anulonit Rapiskanin e famshëm, se ju si investigativ kishit zbuluar se aty kishte dorë një nga fëmijët e ish-kryeministreve.

Do të anulonit aeroportin koren tek anglez-gjermanë, por që administrohej nga sovjetik-kinezë. Duke u alternuar qeveritë, keni arritur të vidhni mbi 26 miliardë euro para publike nga tenderat. Kur jeni ju në opozitë ata që bëjnë atë që bëjnë ata të tjerët ju se bëni, po kur vini ju në pushtet çfarë bëni”, u shpreh Murrizi.