osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shpëtim Idrizi në panik të thellë, Rama i kujton pazaret si drejtor dogane dhe dështimin me çështjen çame, kreu i PDIU nis sulmet i dëshpëruar

Shpëtim Idrizi në panik të thellë, Rama i kujton pazaret si drejtor dogane dhe dështimin me çështjen çame, kreu i PDIU nis sulmet i dëshpëruar

Kryeministri Edi Rama duket se i ka mbyllur Shpëtim Idrizit derën e pazareve. Kryedemokrati Lulzim Basha deri më tani nuk ka dhënë asnjë sinjal se do të fusë në listat e PD emra nga PDIU dhe Idrizi ditët e fundit dha sinjale të qarta se ishte gati ta dridhte sërish.

Në një intervistë televizive në fundjavë ai tha se mund të bashkëpunojë me PS nëse demokratët e lënë jashtë. Por duket se ka marrë një përgjigje negative nga kryeministri Rama. Të dielën Rama foli nga Saranda për çështjen çame dhe komunitetin grek, ku goditi si Idrizin ashtu dhe Vangjel Dulen. Idrizit, Rama i kujtoi pazaret kur ishte drejtor dogane.

“Kush ua legalizoi? Kush ua dha titullin e pronësisë kishave dhe xhamive, ua dhanë këta, apo ne. Sot ata janë pronarë. Nga kush do e mbrojë detin dhe çështjen çame, Shpëtimi i doganës, nga kush? Shpëtimi i doganës, që kalonte kamionët nën tra. E kam për gjithë çamët e zonës që do ta mbrojnë nga unë? Po kjo qeveri qe e ka vendosur dinjitetin kombëtar në themelet e çështjes së jashtme”, tha ai.

Por kryeministri nuk kurseu sulmet as ndaj Vangjel Dules, i cili sot është në një koalicion të përbashkët me Shpëtim Idrizin. “Kush e bën problem apo kush krijon probleme me minoritetet janë po ata, ata kategori hipokritësh kur rrinë përballë politikisht me fqinjët i ulin pantallonat nën shollën e këpucëve ndërsa kur vinë këtu edhe kur sidomos kur duan pushtet me zor janë në gjendje të bëjnë sikur janë gati të ngrenë armët dhe të mbrojnë”, tha Rama.

Reagon i dëshpëruar Idrizi

Deklarata e kryeministrit duket qartë që ka qenë një “JO” ndaj kreut të çamëve për t’u rikthyer me PS. Kjo si duket nuk i ka pëlqyer Idrizit, i cili rrezikon të mbetet vetëm nëse Basha e refuzon. Për këtë arsye kreu i çamëve ka shpërthyer dje në sharje e sulme ndaj Ramës.

“Rilindasi Edvin Rama dje në Sarandë, si “cjapi që po i vjen ngordhja”, e lëshoi gojën për të gjithë ata që publikisht kanë qenë të shqetësuar nga piruetat e tij të rrezikshme me Greqinë. Një nga ata që u anatemuan se kishin shqetësuar kot dynjanë dhe “faraonin” për zgjerimin nga 6 në 12 milje të detit territorial grek në drejtim të Jonit dhe Shqipërisë, isha dhe unë.

“Faraoni” që nuk skuqet kur i bën avokatinë Greqisë, “që ajo ka të drejtë dhe nuk e ka me ne”, e lëshoi gojën jo sikur të ishte kryeministri i Shqipërisë, por si llazorja e dikurshme e pazarit që përgojon e shtrembëron emra e pasthirrma, gjë që më kujtoi Gëzim Kulufin e viteve ‘80-‘90-të, që vërtitej nëpër Tiranë e s’linte njeri pa ngacmuar, por gjithsesi ishte më i mirë se ky, se nuk bënte dëme”, ka deklaruar Idrizi.

Në 2017 Idriz mbeti jashtë Parlamentit, pasi edhe pse Rama e mori dhe e bëri nënkryetar Kuvendi, në fund ai nisi ta dredhë duke luajtur lojën e LSI. Por pas paktit të 17 majit, PDIU dhe LSI dolën më të humburat. Vetë Idrizi mbeti jashtë Parlamentit. Kjo duket se nuk po kapërdihet nga kreu i çamëve, i cili i ka kërkuar më tej Ramës llogari për marrëveshjen e detit, ndërsa i ka renditur një listë me pyetje.

“Arroganca e Ramës është e pashembullt në komplekset e veta. Ai kur ka ndonjë funksionar të lartë grek a serb afër, apo kur është afër Greqisë, buzë detit, u vetëserviloset me dëshirë dhe sulmon bashkëpatriotët e vet, të cilëve ka detyrimin t’iu bëjë transparencë kur bëhet fjalë për kufijtë e Shqipërisë të mbrojtur me jetë njerëzish të pafajshëm, apo dhe të Çamërisë të sakrifikuar për këtë Shqipëri politike që kemi sot. Rama nuk e ka për herë të parë këtë: është “luan” me bashkëkombësit e vet dhe kone me Greqinë”, tha ai.