Ditën e shtunë Presidenti Ilir Meta u pyet nga gazetarët nëse do të shtyhet data e zgjedhjeve në vend për shkak të situatës së COVID-19. Meta u shpreh i prerë se data e zgjedhjeve nuk do të shtyhet në asnjë mënyrë. Nisur nga kjo deklaratë e Presidentit Meta ka ardhur reagimi i juristit Romeo Kara. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kara shkruan se po u shtynë edhe pak zgjedhjet LSI-ja firoi fare.
“Po u shtyne edhe pak zgjedhjet, firoi fare LSI-ja dhe prej saj do mbese vetem seksioni i presidences.”, shkruan Kara.