Prezantuesi Hermes Nikaj ose siç e thërrasin ndryshe “Zogu i Tiranës”, ka vuajtur prej muajsh dënimin me arrest shtëpie. Mirëpo, kjo nuk është e gjitha.
Mësohet se Hermesi është infektuar me Koronavirus. Ai është izoluar në apartamentin e tij në një zonë luksoze të Tiranës.
Kujtojmë se në muajin dhjetor ai u paraqit në ambientet e Gjykatës në dhomën penale për t’u degjuar si i pandehur për akuzat e prostitucionit pas mbylljes së hetimeve.
Hermes u bë i njohur në emisionin e mëngjesit “Aldo Morning Show”. Më pas e pamë në një tjetër emision mëngjesi “Ditë e re” dhe së fundmi më programin “Casa de los 3-s”. Na mbetet të presim për të parë kur do të rikthehet Hermesi në ekran.