Juristi Romeo Kara ka dalë me një reagim të fortë pas zhurmës mediatike që krijoi intervista e ish-kryeministrit Fatos Nano dhe deklaratat që ai bëri publike pas shkëputjes së tij të gjatë nga politika.
“Një tjetër kampion i kuq u ngjit në qiell”/ Sportisti i njohur shqiptar ndahet parakohe nga jeta, Erion Braçe prek me dedikimin e tij: Tirana ka një qytetar shembullor më pak! (FOTO)
Postimi i plotë
Kur politikanet terhiqen realisht nga politika, intervistat e tyre shprehin realitetin dhe behen të vlefshme dhe të rrezikshme njekohësisht.
Minimumi në dy raste Nano, shetitesi prej 12 vitesh i Ringstrasse të Vienes, e vuri në dyshim vertetesine e rrefimit të tij.
U ankua se Berisha i kishte vrare nenen në vitet 90, por nuk permendi bashkepunimin me te në vitin 2007 per te zgjedhur Topin president dhe për t’a nxjerre PD-në e Saliut nga kriza e zgjedhjeve të parakohshme.
Kasnecet e Saliut takonin ata të Nanos derisa ata u takuan edhe personalisht në nje lokal jashte Tiranes ku cimentuan bashkepunimin mes tyre i cili rezultoi me gjashte vota socialiste pro Topit në parlament.
Nano i atribuon me të drejte Metes shtate mekatet e medhaja dhe pothuaj të pafalshme, por nuk besoj se Meta u be nje mekatar i tille pas vitit 2010, kur ai u zhdap duke pire raki dhe ngrene mish derri, nga darka në mengjes me Nanon tek lokali Chagall ndodhur atehere në rrugen Kont Urani, qe i perkiste mikut të tyre të perbashket Kastriot Ismaili.
Ky takim i madh “historik” midis dy armiqve të perjetshem u dha edhe nga media e kohes dhe komentet ishin qe dy kundershtaret i bashkoi qenia e Rames në krye të PS dhe pengimi i tij per të ardhur në pushtet.
Ishte pikerisht Meta qe shkaktoi humbjen e PS me 2005 dhe largimin e perhershem të Nanos nga politika.
Megjithate Nano ka meritë se i vuri fre babezise se tij dhe nuk e pranoi oferten e Hamza Merxhanit për privatizimin e divizionit te shperndarjes se KESH-it nga CEZ-i.
Kete nder ai ia la Berishes.