osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bujar Asqeriu “kërcënon” Ramën: Kujdes se mos vjedhësh votat se të ndenjurat ke të tuat, karrigia është e popullit. Basha më pëlqen, është i qetë e i sinqertë

Bujar Asqeriu “kërcënon” Ramën: Kujdes se mos vjedhësh votat se të ndenjurat ke të tuat, karrigia është e popullit. Basha më pëlqen, është i qetë e i sinqertë

Aktori Bujar Asqeriu thotë se rotacioni politik është i nevojshëm dhe jetik për vendin. Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në Neës24, Asqeriu sqaron se nuk ka asgjë të keqe ndryshimi i pushtetit, pasi sipas tij edhe nëse e merr kundërshtari, ai shqiptar është.

Teksa kritikon politiken për konfliktet, Asqeriu thote se Vaso Pasha do te thoshte:” Po jena vllazën or të mjerë”

“Mendimi im është ky, rrotacioni politik i bën shëndet dhe është jetik për fatet e vendit. Ne e kemi shikimin euroatlantik, perse Amerika dy mandate e mban presidentin, pastaj largohet. Sepse pastaj pushtet bëhet për vetëveten, ti dashurohesh kaq shumë me pushtetin sikur të ishin të dashur.

Të ndenjurat ke të tuat, karrigia është e shtetit. Po të kuptohet kjo edhe me modestitë, kushdo që ulet në atë karrige, të thotë populli im i dashur unë kaq fuqi pata, kaq mendje pata, mbase nuk i bëra të gjitha, por do vijë ky kolegu im, shqiptari im.

Po është shqiptar o zotëri, se po u zumë ne, po bëmë gër-vër atëherë Vaso Pasha duhet të ngrihet nga varri dhe të thotë: “Po jena vllazën or të mjerë”. Do ulërinte nga varri Vaso Pasha. Se këtë bëjnë këta, ngrenë edhe Vaso Pashën nga varri. Prandaj shqiptari do të marrë” u shpreh Asqeriu.

Aktori kishte edhe një vlerësim për kreun e opozitës, Lulzim Basha:

“Unë shikoj tek Basha, më pëlqen qetësia. Basha është i qetë. Mund të nxehet, por e kalon në brendësinë e tij. Artikulon bukur, më duket i sinqertë”.

Ai ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama që të mos prekë votat.

“Ai mbase do të rrijë dhe 200 vjet le të rrijë. Po e la sovrani, është në dorën e sovranit jo në dorën time. Por, t’i kujtoj votuesve që të gjithë neve, pavarësisht ideve, mendimeve kemi një gjë në dorë që e kemi të njëllojtë, kemi votën. Zotëri mendohu mirë atje, tek vota.

Do ta paralajmëroja, mos ushtro presion ndaj votës, mos bëj shantazh ndaj votës, mos e bli votën dhe në rastin më të fundit mos i vidh votat sepse pastaj të them ke bërë grusht shteti zotëri. E ke marrë shtetin pa dëshirën e popullit.

Kush ta dha mandatin, e ke vjedhur, nuk është pushteti jot. Vota duhet të numërohet kokërr më kokërr. Ndaj i bëj thirrje elektoratit ta ketë mendjen në kokë”, tha Asqeriu, që së fundmi është shfaqur në fushatën e Bujar Leskajt në Vlorë.