Mësohet se është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare, Fitim Gërxhalliu, i njohur si shefi i firmës piramidale “Gjallica”.
Ai është përcjellë sot në varrezat e Sharrës, duke marrë me vete dhe shumë sekrete të një kohe dramatike për shqiptarët.
Fitim Gërxhalliu kishte disa vjet që kishte dalë nga burgu, pasi bashkë me Shemsie dhe Gani Kadrien, krijuan firmën piramidale “Gjallica”, duke shkaktuar një dëm prej 332 milionë dollarësh për rreth 69,808 persona, që futen para në këtë firmë.