Humbja e madhe për Kristi Vangjelin dhe familjen e tij.
Vëllai i tij, Pavli, 36 vjeç, u nda nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante prej disa muajsh.
Ditën e sotme lajmi i vdekjes së Pavlit ka marrë dhenë. Ai jetonte e punonte në Australi, ku stërviste ekipe moshash.
Vëllai i futbollistit të bardhebluve kishte qenë aktiv në fushë deri para dy vitesh.
Pavli Vangjeli ka qenë pjesë e moshave të Skënderbeut, për të kaluar më pas te PAOK U20. Ai luajti në disa klube në Greqi, në kategori të ndryshme.
Mesazhet e ngushëllimit për Kristin dhe familjarët kanë qenë të shumta për këtë humbje të madhe.