I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, kreu I Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, z.Shpëtim Idrizi, ndër të tjera foli dhe për ngjarjen e 21-Janarit dhe drejtësinë që duhej të ishte vendosur sipas tij.
Idrizi tha se tashmë autorët dhe urdhëruesit do të duhej të ishin në burg, duke treguar qartë se tashmë inati i tij kundër lidershipit drejtues të PD Sali Berisha dhe Lulzim Bashës është i madh!.
“Për 21 Janarin ku 4 veta u vranë në mes të Tiranës, padyshim që sot, pas kaq shumë vitesh, jo që duhej zbardhur, por ata duhet të dënoheshin me dënimin më të ashpër që ka Kodi Penal, që mos të përsëritej më.
Por besoj që… jo për kto të katërt që ishin viktima, dhe që Partia Socialiste ka kaq vjet dhe nuk mund ta vente njërin nga grupi i zjarrit për kryetar bashkie… edhe për respekt.
Apo të bënte pas kaq vitesh Dëshmorë të Atdheut. Ata që i kanë ekzekutuar, ata që kanë dhënë urdhër, padyshim që për mua duhet të ishin në burg, shembull që mos të ndodhte më kjo histori që të vriten njerëz për pushtet.
Por, nga krahu tjetër, po kaq në qoftë se do kishim institucione drejtësie, duhet të mbanin përgjegjësi edhe ata që i çuan mish për top, ata njerëz atje.
Dhe në qoftë se kjo do të ndodhte dhe duhet të kishte ndodhur, për t’i dhënë fund kësaj që për pushtet mund të shesësh Shqipërinë dhe për pushtet mund të vrasësh njerëz”, deklaron Idrizi!