Partitë klasikë që alternojnë pushtetin në Shqipëri nuk bëjnë zgjedhje të vërteëta.
Kështu deklaroi kreu i Bindjes Demokratike në emisionin ‘Java në RTSH’.
Astrit Patozi tha se partitë e vogla janë të dënuara që të kandidojnë në të gjithë qarqet.
“Ne do të kemi kandidatë dhe do të kandidojmë kudo. Këtë na e dikton kodi elektoral.
Nëse në nëj qark ke një numër mangut, të bie e gjitha lista kombëtare.
Është një absurditet, por që ne e kemi marrë parasysh” – tha Patozi.
Ai tha se opozita e PD dhe aleatët nuk duhet të ushqejnë iluzione.
“Nuk duhet menduar se Rama s’ka koalicion dhe do të humbasë.
Unë s’e ndjej këtë frymë sepse PD na e humbi shansin ta gjithëve kur firmosi marrëveshjen e turpshme te 5 qershorit.
Aty madje PD mbylli çdo urë komunikimi me ne.
Lulzim Basha dhe Edi Rama bënë një listë false të hapur” – tha Patozi.