osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Në qershor mbahet mbledhja e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE! KE: Kushtet janë përmbushur, Kushtetuesja e reforma zgjedhore ishin të fundit

Në qershor mbahet mbledhja e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE! KE: Kushtet janë përmbushur, Kushtetuesja e reforma zgjedhore ishin të fundit

Shqipëria pritet të marrë dritën jeshile nga Brukseli për mbledhjen ndërqeveritare në BE. Pak kohë më parë Komisioni Europian i bëri të qartë qeverisë shqiptare se nuk do ketë të drejtën e pjesëmarrjes në mbledhjen ndërqeveritare në rast së nuk plotëson disa prej kushteve kryesore.

Kryesisht këto kushte kishin të bënin me reformën zgjedhore, reformën në drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit. Me sa duket qeveria shqiptare i ka mbajtur vath në vesh këto detyra dhe ka arritur t’i përmbushë ato. Kështu ka deklaruar në një raport të fundit të publikuar Komisioni Europian, i cili ka vlerësuar maksimalisht ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, si një nga kushtet kryesore që i hap rrugë vendit tonë për të qenë pjesëmarrës në mbledhjen ndërqeveritare.

Sipas KE, vënia në funksion e Kushtetuese hap dyert drejt integrimit në BE. “Komisioni Europian vlerëson se, kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, që shënon hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit, janë përmbushur. Komisioni konsideron, se Gjykata Kushtetuese ka rifituar funksionalitetin e saj në dhjetor.

Ky ishte kushti kryesor që i ishte vendosur qeverisë shqiptare lidhur me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Komisioni Europian dëshiron qartësisht të realizojë sa më shpejt hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo faktohet pas vlerësimit më të fundit që i është bërë hapave të ndërmarra nga qeveria shqiptare në lidhje më kushtet e vendosura si detyrim”, thuhet në raport.

U arrit reforma zgjedhore

Komisioni Europian i quan të plotësuar kushtet nga qeveria shqiptare për të vazhduar rrugën drejt Bashkimit Europian për aq kohë sa edhe kushti i fundit, ai i reformës zgjedhore, u plotësua brenda vitit 2020 dhe para zgjedhjeve të ardhshme. Sipas KE, qeveria i është përmbajtur direktivave të Komisionit të Venecias për reformën zgjedhore dhe tashmë ky është një kusht i plotësuar, që kompleton listën e kritereve për vendin tonë nga BE.

“Për Komisionin, reforma zgjedhore është tani një çështje zbatimi, pasi Komisioni i Venecias publikoi opinion e tij dhe ndryshimet teknike për ligje të ndryshme u miratuan nga Parlamenti në dhjetor. Realizmi i reformës zgjedhore ishte një nga kushtet e fundit, që tashmë konsiderohet i realizuar”, thuhet në raport. Ndërsa, sigurisht vihet theksi tek zgjedhjet e 25 prillit, për të cilat KE kërkon të respektohet referoma zgjedhore dhe të ketë sa më shumë transparencë, t’u sigurojnë qytetarëve votë të sigurt dhe të lirë.

Lufta antikorrupsion

Lidhur me kushtet e tjera për sundimin e ligjit, Komisioni Europian konsideron, se zbatimi i reformës në drejtësi ka vazhduar. Kjo ka të bëjë veçanërisht me procesin e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që sipas Komisionit Europian po vazhdon në mënyrë të qëndrueshme. Për gjykatën e Lartë, Komisioni Europian vlerëson, se kjo gjykatë rifitoi funksionalitetin në mars të 2020 dhe se krijimi i strukturave të specializuara kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit u finalizua.

“Është bërë përparim i mirë në zbatimin e ligjit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë këtu dhe në adresimin e rekomandimeve të task forcës për veprimin financiar (FATF) mbi pastrimin e parave”, konsideron ekzekutivi europian. Ndërkaq Komisioni Europian vlerëson se në muajt e fundit vendit ynë ka regjistruar një normë më të ulët të korrupsionit në të gjitha fushat, si dhe është reduktuar përfshirja e personave të inkriminuar në poste të rëndësishme drejtuese.

Në këto kushte Komisioni Europian jep një shpresë për Shqipërinë se do të hidhen hapa para për negociatat me Bashkimin Europian, ndërsa këshillohet qe qeveria të luftojë në ritme të shpejta korrupsionin në vend.