osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sokol Olldashi para eliminimit: Po të isha gjyqtar Ilir Metën do të mbyllja në burg për bllokun e zi, Fahri Balliu njeri i pazareve

Sokol Olldashi para eliminimit: Po të isha gjyqtar Ilir Metën do të mbyllja në burg për bllokun e zi, Fahri Balliu njeri i pazareve

Sokol Olldashi ishte ndër figurat e para në Partinë Demokratike që denoncoi publikisht veprimtarinë kriminale të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke e shpallur ndërmarrjen e tyre familjare LSI, një bandë plaçkitëse.

Ndërsa Sali Berisha dhe Lulzim Basha vijonin të heshtnin për Ilir Metën edhe pas tradhtisë së këtij të fundit, për shkak të pazareve të përbashkëta dhe vjedhjeve gjatë periudhës 2009-2013, Sokol Olldashi i dha fund heshtjes dhe denoncoi publikisht LSI-në si një kosto të madhe për Partinë Demokratike, për shkak të vjedhjeve, pazareve me pasuritë publike dhe vendet e punës.

Në korrik të vitit 2013, Olldashi deklaroi se videoja ku Ilir Meta shfaqej me një bllok të zi në dorë duke bërë pazare, ishte e vërtetë, duke nënkuptuar se gjyqtarët e Berishës në Gjykatën e Lartë kishin shkelur ligjin që nuk e futën në burg Metën.

Olldashi deklaroi se po të ishte gjyqtar, do të mbyllte në burg Ilir Metën për bllokun e zi të korrupsionit. Olldashi shprehej se “Personalisht i respektoj vendimet e Gjyqësorit dhe kurrë nuk i paragjykoj ato, por nëse unë do të isha gjyqtar, sot Ilir Meta do të ishte në burg pas publikimit të videos. LSI nuk është parti, ajo është një çetë parash”.

Olldashi, duke bërë një analogji me miun e tregimit të Dino Buxatit, solli shembullin e gërryerjes së pushtetit të PD-LSI nga kjo e fundit.

“Kur miu u pa nga i zoti i shtëpisë në tregimin e Buxatit, nuk përbënte problem, por shumimi i tyre dhe indiferenca e të zotit dita-ditës shembi themelet e shtëpisë duke e shkatërruar atë. Këta minj ishin njerëzit e LSI-së, për të cilët koston e pagoi PD më 23 qershor. LSI është çeta e hajdutëve të Ilir Metës”.

Në atë kohë, Olldashi bënte fushatë për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike. Gara ishte paracaktuar, pasi Sali Berisha kishte emëruar ndërkohë Lulzim Bashën në krye të PD-së. Olldashin nisi ta sulmonte edhe Fahri Balliu, të cilin Meta e çonte për të bërë pazare në zyrën e Dritan Priftit. I pyetur për sulmet e Fahrut, Olldashi tha se sulmet e tij vinin pasi nuk i kishte pranuar disa pazare kur ishte ministër. Olldashi tha se:

“Një marrëzi që nuk e kuptoj dot. Në asnjë nivel të strukturave të Partisë Demokratike nuk ka pasur flirtim. Komentet që kanë të bëjnë me marrëzi e mos plotësim dëshirash apo kërkesash, nuk i komentoj”.

Olldashi ishte rritur në oborrin e Partisë Demokratike. I njihte strukturat e kësaj partie si askush tjetër. Konsiderohej si një nga figurat më qendrore të Partisë dhe pretendonte për të marrë një ditë drejtimin e saj. Ai linte në hije Bashën, ndërsa ishte një rrezik serioz për pozitat e tij, i cili e çoi PD-në nga humbja në humbje. Kështu që, nëse Azem Hajdari u shty nga Sali Berisha për të dalë në pritën e vrasësve, si një rrezik i madh për pushtetin e tij në krye të PD-së, Sokol Olldashi u eliminua natën e 20 nëntorit 2013, në një aksident të inskenuar./Pamfleti