osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gjenerali amerikan bën bashkë Ramën, Metën e Bashën: Do zhvillojmë shumë veprimtari ushtarake në Shqipëri, vlerësojmë rolin në NATO

Gjenerali amerikan bën bashkë Ramën, Metën e Bashën: Do zhvillojmë shumë veprimtari ushtarake në Shqipëri, vlerësojmë rolin në NATO

Presidenti Ilir Meta ka dhënë detaje lidhur me takimin e sotëm në Presidencës, ku ishin të pranishëm Ambasadorja Yuri Kim, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha.

Meta bën me dije se takimi u zhvillua për të diskutuar mbi masat përgatitore në lidhje me fazën përmbyllëse të stërvitjes me trupa, të koduar ”Defender Europe 21/DE21”, e planifikuar për t’u zhvilluar në rajonin tonë, përfshirë Shqipërinë, nga data 1 maj deri më 14 qershor 2021.

“Qëllimi i këtij takimi, ishte koordinimi i masave paraprake, me objektivin e qartë, që faza përmbyllëse e kësaj stërvitje të madhe të realizohet me sukses të plotë”, njofton Presidenca.

Njoftimi:

Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, thirri sot një Mbledhje të Zyrtarëve të Lartë të Sigurisë Kombëtare, për të diskutuar mbi masat përgatitore në lidhje me fazën përmbyllëse të stërvitjes me trupa, të koduar ”Defender Europe 21/DE21”, e planifikuar për t’u zhvilluar në rajonin tonë, përfshirë Shqipërinë, nga data 1 maj deri më 14 qershor 2021.

Të pranishëm në takim ishin Kryeministri, z.Edi Rama, Kryetari i Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha, anëtarë të qeverisë dhe titullarë të agjencive ligjzbatuese e të sigurisë në vend.

Në takim ishte e pranishme dhe Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Sh.S.Znj Yuri Kim, si dhe drejtues të lartë të Ushtrisë Amerikane në Europë.

Stërvitja me trupa “Defender Europe 21” drejtohet nga Komanda e Ushtrisë Amerikane në Evropë. Për nga numri i pjesëmarrjes së trupave ajo është stërvitja më e madhe në të cilën përfshihen edhe trupat e Forcave tona të Armatosura. Në këtë stërvitje do të marrin pjesë trupa nga 26 vende aleate. ”Defender Europe 21” do të shtrihet në disa vende të rajonit tonë.

Qëllimi i këtij takimi, ishte koordinimi i masave paraprake, me objektivin e qartë, që faza përmbyllëse e kësaj stërvitje të madhe të realizohet me sukses të plotë.

Në këtë mbledhje, Presidenti Meta falenderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përfaqësuesit e saj në Tiranë, për mbështetjen e pakursyer për vendin tonë në të gjitha aspektet e veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

“NATO dhe partneriteti strategjik me SHBA janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe Ballkanin. Besimi i popullit shqiptar dhe mbështetja ndaj tyre janë unanime, ashtu sikundër edhe vokacioni europian i Shqiptarëve”, – tha Presidenti MetaPresidenti Meta theksoi rëndësinë dhe impaktin e madh, që kjo stërvitje, do të ketë në rritjen e aftësisë ndërvepruese mes strukturave ushtarake të vendeve të ndryshme aleate, si dhe në forcimin e paqes, stabilitetit e sigurisë në rajon e më gjerë.