Ardit Kërtusha, ish-kandidat për kryetar të PS-së në qarkun e Durrësit, i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ka komentuar fushatën që do të zhvillohet në qytetin bregdetar, ku pritet të garojë dhe vetë kryeministri Edi Rama.
Shpërthim tronditës në Greqi, hidhet në erë resorti super-luksoz, gjithçka bëhet shkrumb e hi, autoritetet flasin për një situatë dramatike (Foto)
Sipas Kërtushës LSI në qarkun e Durrësit është në nivelet e saj më të ulëta që prej daljes më vete si parti politike, ndërsa parashikoi që socialistët të marrin një mandat të tretë qeverisës në Prill.
“Fjalia e Ramës se i kishte një borxh Durrësit, lë shumë vend për diskutim. Të gjitha partitë e shohin Durrësin si një lumë votash, borxhi që thotë Rama nuk është dhe aq sporadik, pasi ka pasur një keqpërdorim të pushtetit të PS-së nga ana e Vangjush Dakos. Lidhja e drejtpërdrejtë e Ramës me Dakon solli shkëputjen e lidhjeve me ndjekësit.
Afrimi i zotit Koka tregon se situata në këtë qark lë për të dëshiruar, tregon që partia po i shtrin dorën gjithkujt për të forcuar pozitat. Partitë opozitare e shohin Durrësin si një terren ku merren votat, pasi edhe Bashkia në momentet që flasim është inekzistente. Është një situatë problematike sa i takon edhe qytetarëve që nuk kanë marrë.
LSI është drejt shkrirjes në Durrës ka struktura pothuajse inekzistente në qytetin e Durrësit, pasi me largimin e Kokës, gjendja është jashtëzakonisht shumë e keqe. Vetëm nga Bashkitë PS do të marrë mandate deputetësh, halli më i madh i PD-së është se kush do të jetë pasuesi i Lulzim Bashës pasi fati i zgjedhjeve është vendosur.
LSI sot që flasim nuk ka struktura, pasi e kanë fokusuar drejtimin te një person i vetëm, LSI është duke vuajtur këtë e parë”, tha Kërtusha.