osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Ky ka qenë projekti më i vështirë”, kryeministri Rama jep lajmin e mirë: Të rinjtë do fitojnë mijëra euro vetëm nga interneti! Një vajzë nga Korça kishte në portofol…

“Ky ka qenë projekti më i vështirë”, kryeministri Rama jep lajmin e mirë: Të rinjtë do fitojnë mijëra euro vetëm nga interneti! Një vajzë nga Korça kishte në portofol…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ditën e nisjes së zbatimit të projektit të rijetëzimit të Piramidës së Tiranës.

Rama thotë se projekti për Piramidën ka qenë më i vështiri, por thekson se koha e madhe e harxhuar nuk ka humbur kot, pasi ky projekt është shumë bindës dhe ambicioz.

Sipas tij pikërisht Piramida që ndodhet në mes të Tiranës u kthye në qendër të kioskëzimit, madje dhe simbolit të ‘tokës së xanun’, teksa vetë e pranon se për 11 vite si kryebashkiak e ka pasur në mendje se si mund të kthehej në aset.

“Piramida u kthye si një lloj simboli i tokës së xanum nga bashkëpunimi i aktorëve të shtetit me aktorët sipërmarrës dhe hapësira qendrore mbeti gjithmonë një vend i shkretë. Më pas lindi ideja për ta kthyer në territor të parlamentit të ri, gjë që në mënyrë të papritur krijoi një acarim te brezi më i ri që ishte pak ose aspak i lidhur me botën e dikurshme që sapo kishte nisur të hynte në botën digitale dhe rrjetet sociale nisën të përdoren për të thirrur njerëzit për protestë.

Protestuesit ishin më të rinjtë që nuk kishin asnjë lidhje me Enver Hoxhën që donin të ruanin një shenjë të një kujtese që ishte kujtesë kolektive e kësaj bashkësie që ruhet nga brezi në brez përmes ndërhyrjeve për ta sjellë në godinë të kohëve të tjera. Që godina të jetë shprehje e një ambicie që mishëron të ardhmen përtej përkatësive. Duke qenë se e kam pasur gjithmonë që kur u bëra kryetar i bashkisë së Tiranës, në mendje për ta kthyer në godinë karakteristike. Hapësirat e saj nuk janë të përdoreshme për çfarëdoqoftë. Sfida më e madhe është programi.

Uroj që koha në kërkim të programit të kësaj godine nuk ka qenë kohë e humbur por na ka dhënë mundësinë që ideja që sot e bën projekt ambicioz, të merrte formë bashkë me zhvillimet e shpejta që na ka sjellë koha digitale. Kjo godinë është në një kohë edhe foleja e gatshme për të pritur ekstremin e hapësirës së lirisë përmes krijimit të kushteve për më të rinjtë që të hyjnë në botën e universit digital.

Sot projekti i plotëson të gjitha kushtet për t’i qëndruar kohës dhe për t’i ndihmuar të gjithë që të mos harrojnë se nga vijnë. Kjo godinë është gati t’i shërbejë ekstremit të kundërt të asaj që donte Enver Hoxha. Dua ta mbyll duke u kthyer në atë që është edhe arsyeja më kuptimplotë. Në Korçë janë të paktën 100 të rinj që sot fitojnë nga 1000 deri në 7000 euro në muaj që janë në botën e tyre.

Nuk shkojnë të punojnë as në shtet as në privat por kanë gjetur punën në internet. Bëjnë shërbime në internet për të tretë. Sot në këtë moment që flasin janë 2.4 mln vende pune të lira që konsiderohen si potencial i këtij momenti për shërbime të këtij lloji. Ajo që ne jemi duke përgatitur për të çuar në fazë të re revolucionin është shtrirja në çdo qytet e rrjetit të një programi për të rinjtë që duan të vënë në punë aftësitë e tyre në rrjetet digitale shumë më tepër se do fitonin po të shkonin në Gjermani.

Ne po përgatisim një nga pikat e platformës sonë të Shqipërisë së vitit 2030, krijimin e hapësirës së re për aftësimin sa më cilësor të të rinjve të sotëm për të qenë nesër pjesë e këtij tregu të madh që vetëm mund të zgjerohet dhe jo të ngushtohet. Ekperienca e nisur me zonën e parë të aftësimit të të rinjve po tregon atë që ne e dinim por sidoqoftë, por është konfirmim sa ambicie ka në këtë vend për këtë fushë. Nëse ne vendosim objektiv për të rritur numrin e koduesve dhe për të bërë që të rinjtë të jenë kodues, dhe po marr vetëm një aspekt të aftësive, ne do kemi një bazë krejtësisht tjetër për Shqipërinë e mesme.

Që muzeu i Enver Hoxhës të shërbejë për këtë është realizimi i një ambicie që sot merr rrugën e jetësimit dhe rikthimin e këtij objekti që për 30 vite ka bërë hije këtu duke nga sfiduar të gjithëve që nuk më përdorni dot në një simbol të madh të Shqipërisë që duam nesër dhe në arsye për të thënë se sot gjeografia është shumë pak e rëndësishme për të kapërcyer kufijtë. Dija digitale e shoqëruar me dijet e tjera që janë të nevojshme është e mjaftueshme për ta bërë këdo për të fluturuar përtej kufijve.

Një vajzë që sot është në Korçë kishte një portofol pune të imagjinueshëm që nga shërbimi për Instagram e një boksieri, një website në Londër. Një portofol që lidhen me atë vajzë dhe që sot merr mijëra euro në muaj. Si ajo të paktën vetëm në Korçë janë 100 të tjerë”, tha Rama.