osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vjen lajmi i mirë nga KE: Kushtet për hapjen zyrtare të negociatave në Shqipëri janë përmbushur! Kushtetuesja ishte kryesorja!

Vjen lajmi i mirë nga KE: Kushtet për hapjen zyrtare të negociatave në Shqipëri janë përmbushur! Kushtetuesja ishte kryesorja!

Një lajm i mirë ka ardhur nga Komisioni Europain për Shqipërinë. Korrespondentja shqiptare në Bruksel, Erisa Zykaj bën të ditur për ABC se KE dëshiron qartësisht të realizojë sa më shpejt hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kjo faktohet me qëndrimin më të fundit të ekzekutivit europian. Për Komisionin Europian, kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, që shënon hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit, janë përmbushur. Komisioni konsideron, se Gjykata Kushtetuese ka rifituar funksionalitetin e saj në dhjetor.

Ky ishte kushti kryesor për ekzekutivit europian lidhur me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, ndryshe nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian dhe Parlamenti Europian, që vlerësojnë, se shumica e kushteve mbeteshin te paplotësuara.

Për Komisionin, reforma zgjedhore është tani një çështje zbatimi, pasi Komisioni i Venecias publikoi opinion e tij dhe ndryshimet teknike për ligje të ndryshme u miratuan nga parlamenti në dhjetor. Lidhur me kushtet e tjera për sundimin e ligjit, Komisioni Europian konsideron, se zbatimi i reformës në drejtësi ka vazhduar.

Kjo ka të bëjë veçanërisht me procesin e vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që sipas Komisionit Europian po vazhdon në mënyrë të qëndrueshme. Për gjykatën e Lartë, Komisioni Europian vlerëson, se kjo gjykatë rifitoi funksionalitetin në mars të 2020 dhe se krijimi i strukturave të specializuara kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit u finalizua.

“Eshtë bërë përparim i mirë në zbatimin e ligjit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë këtu dhe në adresimin e rekomandimeve të task forcës për veprimit financiar (FATF) mbi pastrimin e parave” konsideron ekzekutivi europian.

Komisioni Europian vlerëson këtë radhë, se drafti për ndryshimet lidhur me ligjin për mediat nuk ishin midis listës së kushteve të vendosura nga Këshilli i ministrave të Bashkimit Europian në mars 2020. “Siç tregohet nga Komisioni i Venecias, miratimi i ndryshimeve në ligjin e medias nuk është i nevojshëm; por nëse ndonjë ndryshim do të miratohej, ato duhet të ishin në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias” vlerëson Komisioni Europian.